Aktualitet

Aksident në Zhelizhan të Lushnjës, plagoset drejtuesi i motorit! Drejtuesi i makinës nën efektin e alkoolit, shoqërohet në polici

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se drejtuesi i motoçikletës, Shamet Musaku ka marrë plagë të lehta pasi mbante në kokë maskën mbrojtëse. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjës dhe momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit tip "Audi", Romino Musaku 30-vjeç, ishte nën efektin e alkoolit në momentin e përplasjes.

14 Nëntor 2024, 14:02 Nga ZH.LL
Aksident në Zhelizhan të Lushnjës, plagoset drejtuesi i motorit!
Foto nga aksidenti

LUSHNJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lushnjë, në kryqëzimin e fshatit Zhelizhan. Një mjet tip "Audi" ka përplasur një motoçikletë në rrugë kryesore, drejtuesi i të cilës për pasojë ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se drejtuesi i motoçikletës, Shamet Musaku ka marrë plagë të lehta pasi mbante në kokë maskën mbrojtëse. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjës dhe momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit tip "Audi", Romino Musaku 30-vjeç, ishte nën efektin e alkoolit në momentin e përplasjes.

Ndërkohë, policia në vendin e ngjarjes po kryen veprimet procedurale së bashku me ekspertët e policisë shkencore.

 

lushnje aksident makina me motocikleten

Sondazh

Poll