Aktualitet

Ngacmonte me mesazhe seksuale dy nxënëset e mitura, publikohet fotoja e mësuesit që jepte lëndën "Art Pamor", Bledar Duro

Nga dëshmia e dy të miturave në polici, mësohet se Duro u shkruante vazhdimisht në rrjetin social "WhatsApp", mesazhe me përmbajtje të rëndë.

14 Nëntor 2024, 11:56 Nga ZH.LL
Ngacmonte me mesazhe seksuale dy nxënëset e mitura, publikohet fotoja
Bledar Duro

KORÇË- Ky ësht Bledar Duro, mësuesi 45-vjeçar, i cili u arrestua ditën e djeshme nga policia, pasi ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e mitura të moshës 14-vjeçare në shkollën ku ai jepte mësim, "Sotir Gura".

Nga dëshmia e dy të miturave në polici, mësohet se Duro u shkruante vazhdimisht në rrjetin social "WhatsApp", mesazhe me përmbajtje të rëndë.

Policia bën me dije se kanë që vetë të miturat, të cilat të shoqëruara nga prindërit kanë denoncuar rastin. Të miturat kanë dorëzuar celularët e tyre në polici ku është bërë e mundur edhe identifikimi dhe nxjerrja e mesazheve të mësuesit. Menjëherë pas publikimit të rastit, mësuesi i lëndës "Art PAmor", Bledar Duro është pezulluar nga detyra e tij.

korce mesuesi ngacmim seksual bledar duro

Sondazh

Poll