Aktualitet

Ulja e temperaturave sjell borën e parë në veri të vendit! Në aksin rrugor Hani i Hotit-Vermosh, reshje dëbore me trashësi 10 cm

Mësohet se Malësia e Madhe është zbardhur, duke bërë që në segmentin rrugor Hani i Hotit - Vermosh kanë filluar reshjet e dëborës me trashësi rreth 10 cm. Që prej mbrëmjes së djeshme, Vermoshi, fshati më verior i Republikës së Shqipërisë, është mbuluar nga bora.

14 Nëntor 2024, 11:43 Nga ZH.LL
Ulja e temperaturave sjell borën e parë në veri të vendit!
Vermosh

MALËSI E MADHE- Ulja e temperaturave ditët e fundit, përveç reshjeve të shiut ka sjellë edhe borën e parë për këtë vit në veri të vendit. 

Mësohet se Malësia e Madhe është zbardhur, duke bërë që në segmentin rrugor Hani i Hotit - Vermosh kanë filluar reshjet e dëborës me trashësi rreth 10 cm. Që prej mbrëmjes së djeshme, Vermoshi, fshati më verior i Republikës së Shqipërisë, është mbuluar nga bora.

Megjithatë, autoriteti rrugor shqiptar (ARRSH) bën me dije se ka nisur puna për pastrimin e rrugës, teksa momentalisht ky aks rrugor është i kalueshëm me goma dimërore.

 

 

vermosh bora e pare arrsh

Sondazh

Poll