Aktualitet

Aksidentet tragjike të shtuara në aksin Elbasan-Peqin/ Banorët e Pajovës në protesë pasi dihen të rrezikuar, kërkojnë të merren masa!

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Pajovë janë regjistruar aksidente tragjike, 3 të tillë numërohen vetëm brenda dy javëve, ku ka gjetur vdekjen edhe një fëmijë 8-vjeçar.

14 Nëntor 2024, 13:03 Nga ZH.LL
Aksidentet tragjike të shtuara në aksin Elbasan-Peqin/ Banorët e
protesta

PAJOVË- Banorët e Pajovës kanë dalë në një protestë këtë të enjte në shenjë revolte në mungesë të masave, ç'ka kanë çuar në rritjen e aksidenteve në aksin Elbasan-Peqin. Sipas banorëve të revoltuar, nuk ka asnjë masë të marrë dhe aksidentet janë shtuar. Në protestën e sotme, ata kërkojnë që të merren masat e nevojshme në këtë aks që të shmangen aksidentet tragjike.

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Pajovë janë regjistruar aksidente tragjike, 3 të tillë numërohen vetëm brenda dy javëve, ku ka gjetur vdekjen edhe një fëmijë 8-vjeçar.

Aksi rrugor Elbasan-Peqin në pothuaj të gjithë gjatësinë e tij kalon në zona të banuara prandaj përgjithësisht të përfshirë në aksidente me pasoja të rënda janë kalimtarët. Banorët të shqetësuar nga ky fakt, ndihen të rrezikuar prandaj ata sot protestojnë dhe kërkojnë siguri për jetën e tyre.

 

pajove elbasan peqin proteste banoret e fshatit aksidente tragjike

Sondazh

Poll