Politike

"Shëndetësia"/ "Komisioni të thirrë Vilma Nushin", Korreshi: Duhet të dëshmojë për "check-up" që nxori gratë me prostatë dhe burrat shtatzënë

Ai u shpreh se ka shumë pyetje për Nushin, cila sipas tij, u ka vjedhur 120 mln qytetarëve shqiptarë.

13 Nëntor 2024, 16:02 Nga r.ll
"Shëndetësia"/ "Komisioni të thirrë Vilma
saimir korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka këmbëngulur që Vilma Nushi dhe kryeministri Edi Rama të dëshmojnë në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. 

Ai u shpreh se ka shumë pyetje për Nushin, cila sipas tij, u ka vjedhur 120 mln qytetarëve shqiptarë me "check-up"-et që sipas tij nxori gratë me prostatë dhe bëri burrat me barrë.

"Si kaloi nga cigarja të Chek Up zonja Vilma Nushi? …E para mua nuk më duket serioze që ju nuk thirrni një person që ka vjedhur 120 mln euro të qytetarëve shqiptarë. Nëse jeni komision serioz atëherë thërrite. Për check up që nxori gratë me prostatë dhe burrat shtatzënë, pse një herë e kemi dëgjuar ne? Si i nxjerr chek up jot burrat me barrë? Kam pyetje për ti bërë. Ne si do i dalim nesër shqiptarëve dhe tu themi shqiptarët si nisi PPP dhe përfundoi si KÇK?", tha Korreshi. 

saimir korreshi komisioni per shendetesine 13 nentor 2024

Sondazh

Poll