13 Nëntor 2024, 14:53
Nga ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryeopozitari Sali Berisha, ka hedhur akuza daj mediave që i shërbejnë Edi Ramës, duke theksuar se kjo ka krijuar kushtet e një agresioni mediatik të paimagjinueshëm. Berisha tha se mediat kombëtare në vend janë kthyer në shërbëtorë të Ramës për të mospërmendur sipas tij, deformimin e lajmeve për opozitën.
Berisha mori si shembull fushatën e Trump, se mësimi kryesor që duhet të marrin dhe të ndjekin është pikërisht takimi me njerëzit, si rruga më e suksesshme.
"Tani vijmë tek një çështje e dytë madhore, e lidhur po me programin.
Ne jemi sot në kushtet e një agresioni mediatik të paimagjinueshëm.
Avokatura e diktaturës, për fat të keq më duhet ta them, më kujton vitin 1990.
Vit në të cilin duhet ta pranojmë, diktaturat kishin rënë, por përsëri shumica e heshtur vazhdonte me heshtjen.
Ndaj dhe në këto kushte, në kushtet kur 4 televizionet kombëtare janë klonuara si RTSH apo ERTV nga zyra e Edi Ramës, këto televizione janë shndërruar në abuzuesit më të mëdhenj të hapësirës mediatike shqiptare.
Këto televizione janë në diktatin e zyrave të Edi Ramës dhe kanë arritur gjer aty sa 90 përqind të kohës ia kushtojnë Edi Ramës dhe narkozyrtarëve të tij.
Nuk po merrem këtu me deformimin që u bëjnë lajmeve për opozitën.
Në një udhëzim që u kam dërguar ju për qëndrimin ndaj mediave nuk ndryshon asgjë, përveç faktit se ju, anëtarët dhe mbështetësit tanë, drejtuesit e degëve, deputetët, do bazoni gjithçka në takimin me qytetarët, në takimin direkt me qytetarin,.
Presidenti Donald Trump, përveç Twitter-it të Elon Musk, gjithçka tjetër e kishte kundër.
Por ishin takimet e tij me qytetarët të trefishta të krahasuara me rivalët, ishin takimet e aktivistëve republikanë me qytetarët ato që zbehën, asgjësuan fuqinë manipuluese të medieve kryesore dhe të polleve toksike, të cilat vërshonin në të katër anët për të mashtruar qytetarët.
Pra, në qoftë se ka një mësim kryesor që ne mund të nxjerrim nga fitorja e presidentit Donald Trump është takimi me njerëzit si rruga më efiçente, më e suksesshme, më e sigurt e komunikimit dhe neutralizimit të agresionit mediatik qeveritar, mashtrimeve që përhapen çdo orë nga mediat e klonuara në zyrat e Edi Ramës", tha Berisha.
sali berisha pd mediat edi rama
Politike
13 Nëntor 2024, 14:47
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka deklaruar se programin ekonomik do ta hartojnë vetë grupet e interesit, teksa ...
Politike
13 Nëntor 2024, 14:48
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Edhe oas rinisjes kanë vijuar debatet me tone të ashpra në Komisionin hetimor për Shëndetësin...
Politike
13 Nëntor 2024, 14:36
M.B
Ilir Proda
TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Komi...
Politike
13 Nëntor 2024, 14:31
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryeopozitari, Sali Berisha në fund të fjalës së tij me drejtuesit të qarqeve, bëri edhe një h...
Politike
13 Nëntor 2024, 14:28
M.B
Albana Vokshi
TIRANA- Komisioni hetimor për Shëndetësinë ka rinisur sërish pas një pushimi gati 1 orë e gjysmë...
Politike
13 Nëntor 2024, 14:24
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha solli në vëmendje gjatë takimit me drejtuesit e PD-së në qarqe edhe &...
Politike
13 Nëntor 2024, 14:10
ZH.LL
Agron Çela
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pushuar hetimin për mashtrim ndaj d...
Politike
13 Nëntor 2024, 14:09
M.B
Valbona Lusha
TIRANA- Institucioni i Presidentit, përfaqësuar nga Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës, Valbona Lusha, ka rapor...
Politike
13 Nëntor 2024, 14:05
M.B
Ilir Proda
TIRANA- Në Komisionin e Sigurisë, drejtori i Policisë Ilir Proda, ka folur edhe për ngjarjen me katër viktima q&eu...
Politike
13 Nëntor 2024, 13:59
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë mbledhjes së mbajtur me drejtuesit e PD-së në qarqe, iu la porosi atyre q&eu...