Politike

Shqyrtimi i ankimimit të Ilir Metës për masën e sigurisë, ja kur do të mbahet seanca në Apelin e GJKKO

Rreth 3 javë më parë, GJKKO rikonfirmoi masën “arrest me burg” për Ilir Metën dhe masën detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin.

13 Nëntor 2024, 15:26 Nga N.F
Shqyrtimi i ankimimit të Ilir Metës për masën e
Meta

TIRANË- Apeli i Posaçëm ka vendosur ditën e sotme duke caktuar datën 19 nëntor për të zhvilluar seancën për shqyrtimin e ankimit të Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Seanca do të mbahet në orën 10:00 ndërsa Meta kërkon lirimin nga burgu.

Rreth 3 javë më parë, GJKKO rikonfirmoi masën “arrest me burg” për Ilir Metën dhe masën detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin. Gjithashtu mësohet se GJKKO rikonfirmoi masën detyrim paraqitje për Ema Çokun, ndërsa ka ndryshuar masën për Pirro Xhixhon, për të cilin është vendosur masa “detyrim paraqitje” nga arrest shtëpie që ishte.

Ish-presidenti Ilir Meta u arrestua më 21 tetor me urdhër të SPAK në zonën e "Casa Italia" në Tiranë. Meta po kthehej nga Kosova kur grupit operacional në zonën e "Casa Italia" kanë rrethuar mjetin e me të cilin po udhëtonte Meta. Nga pamjet e publikuara personat ishin të maskuar ndërsa Meta u nxor me dhunë nga mjeti. Gjithashtu nga pamjet duket një nga policët të cilët godasin Metën në kokë. Arrestimi i Metës pën akuzat “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë", për "Pastrimi produkteve të veprës penle ose veprimtarisë kriminale" dhe për "Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”.

ilir meta apeli i gjkko

Sondazh

Poll