13 Nëntor 2024, 14:36
Nga M.B
Ilir Proda
TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë ku u diskutua buxheti për këtë institucion për vitin 2025. Ndërkohë, deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferraj kërkoi një rritje të fondit sekret për oficerët operative, por Proda tha se për momentin nuk është e nevojshme.
Ai shprehu shqetësimin për mungesa të theksuara të aftësive profesionale të oficerëve që punojnë në policinë kriminale, mungesa të cilat plotësohen me hapjen e Akademisë së policisë. Proda tha se me vendim të Këshillit të Ministrave janë shtuar 500 kuota të reja punonjës policie që do i shpërndajnë sipas nevojave. Ai tha se një pjesë të shtesave i kanë akorduar te kampi i Gjadrit për të menaxhuar dhe problematikën me emigrantët aty e pjesën tjetër sipas nevojave.
Pjesë nga fjala e Prodës në Komision:
Rritja e fondit sekret është e rritur dhe me aftësitë profesionale të oficerëve. Këtë vit është bërë një risi hapja e akademisë së policisë nga sistemi i maturës shtetërore që do të japë rezultat pas 3 viteve. Pasi ka qenë i mbyllur kualifikimi i oficerëve. Është rikthyer akademia e dikurshme. Me rritjen e nivelit të oficerëve do të ketë kërkesë për rritje të fondit sekret. Flasim për mungesa të theksuara të aftësive profesionale të oficerëve që punojnë në policinë kriminale. Kjo është e vërtetë dhe unë nuk mund të vij si struci e të fshihem e ta them që situata është rozë.
Situata është problematike, prandaj ministria e ka adresuar duke rihapur akademinë për të përfituar oficerë me aftësi profesinale në këtë fushë. Të thuash do të rris fondin secret me njerëz që nuk e kanë idenë e punës operative është e pamundur. E kërkon fondin e nuk e shpenzon më pas shkurtohet. Pranon se situata problematike është jo vetëm në Shkodër por dhe në disa qytete të tjera prandaj është shtuar me 500 kuota numri i punonjësve të policisë. Një pjesë e tyre janë vendosur në Gjadër, ndërsa pjesa tjetër do të vendoset në qytete sipas nevojave. Sa i takon ngjarjeve kriminale ka një shqetësim. Sidomos ngjarja e fundit e Shkodrës.
Nuk diskutohet që ne kemi qëndruar. Grupi i posaçëm pavarësisht se për dikë duket sikur nuk po punon por me garanci ju them se shumë shpejt për atë ngjarje do të kemi rezulate konkrete. Ngjarja ishte e rëndë. Sikur të kisha shkopin magjik të kthehesha kohën pas do ta kishim vënë dorën në zemër për të mos ndodhur. Ka ndodhur është fakt dhe duhet të përballemi. Situatë problematike kemi jo vetëm në Shkodër por në disa qytete. Me vendim të KM ne na janë shtuar 500 kuota të reja punonjës policie që do i shpërndajmë sipas nevojave. Një pjesë të shtesave i kemi akorduar tek kampi i Gjadrit për të menaxhuar dhe problematikën me emigrantët aty e pjesën tjetër sipas nevojave. Në varësi të situatës operative të cdo qarku do alokojmë forcat.
ilir proda
Politike
13 Nëntor 2024, 14:31
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryeopozitari, Sali Berisha në fund të fjalës së tij me drejtuesit të qarqeve, bëri edhe një h...
Politike
13 Nëntor 2024, 14:28
M.B
Albana Vokshi
TIRANA- Komisioni hetimor për Shëndetësinë ka rinisur sërish pas një pushimi gati 1 orë e gjysmë...
Politike
13 Nëntor 2024, 14:24
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha solli në vëmendje gjatë takimit me drejtuesit e PD-së në qarqe edhe &...
Politike
13 Nëntor 2024, 14:10
ZH.LL
Agron Çela
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pushuar hetimin për mashtrim ndaj d...
Politike
13 Nëntor 2024, 14:09
M.B
Valbona Lusha
TIRANA- Institucioni i Presidentit, përfaqësuar nga Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës, Valbona Lusha, ka rapor...
Politike
13 Nëntor 2024, 14:05
M.B
Ilir Proda
TIRANA- Në Komisionin e Sigurisë, drejtori i Policisë Ilir Proda, ka folur edhe për ngjarjen me katër viktima q&eu...
Politike
13 Nëntor 2024, 13:59
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë mbledhjes së mbajtur me drejtuesit e PD-së në qarqe, iu la porosi atyre q&eu...
Politike
13 Nëntor 2024, 13:57
M.B
Ilir Proda
TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka raportuar para komisionit parlamentar të Sigu...
Politike
13 Nëntor 2024, 13:39
ZH.LL
Erisa Xhixho në Komision
TIRANË- Komisioni i Çështjeve Ligjore u mblodh sot për të diskutuar për buxhetin e vitit 2025...
Politike
13 Nëntor 2024, 13:45
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Në Komisionin e Ligjeve teksa diskutohej buxheti 2025 për institucionin e Presidencës, kreu i Grupit të...