13 Nëntor 2024, 14:31
Nga ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryeopozitari, Sali Berisha në fund të fjalës së tij me drejtuesit të qarqeve, bëri edhe një herë thirrje për mosbindje civile të zgjatura. Berisha theksoi se jemi në betejë, prandaj kërkohet sakrifica e demokratëve, si shpresa e fundit e vendit.
Kryedemokrati Berisha vuri theksin te 5 nëntori pasi sipas tij, shënon një pikë kthese në mbarë botën e lirë dhe akoma më shumë në Shqipëri.
"Së fundi, ne jemi në betejë.
Kjo betejë ka pasur momentet e veta.
Por kjo betejë jo vetëm që nuk mund të ketë të ndalur, por duhet të synojë kulme dhe duhet të synojë format më të zgjatura.
Duhet të jeni të hapur në debat me anëtarët dhe mbështetësit tanë.
Edi Rama është një armik i egër i votës së lirë dhe lirisë tuaj.
Largimi i tij dhe krijimi i qeverisë teknike është kushti i të gjitha kushteve për fitoren e PD dhe zgjedhjet e lira.
Ndaj dhe duhet të përgatitemi për mosbindje civile të zgjatura, për sakrifica.
Ne jemi shpresa e fundit dhe ju si udhëheqës të qarqeve të PD keni detyrë ndër më kryesoret këtë proces.
Por mos harroni se në të vërtetë, 5 nëntori shënon një pikë kthese në mbarë botën e lirë dhe akoma më shumë në Shqipëri.
Me 5 nëntor gumëzhinte selia e PS, kishin vërshuar arkat në tarracë me fishekzjarre dhe në salla më shampanjë.
Në vitin 2017, të dashur miq, më 13 nëntor kishte paguar dhe hapur ekspozitën në Nju Jork, ku priste t’ia inauguronte presidentja e zgjedhur, Hillari Klinton.
Këtu kishte zgjedhur datën 12 nëntor për të pasur një zoom me rastin e paraqitjes së librit të presidentes së zgjedhur, Kamala Harris.
Uroj që partia e madhe demokrate amerikane të evitojë në të ardhmen çdo lidhje me çiftin Rama, të cilat janë një ogur i keq në çdo rast për të.
Rrëfeva këtë episod për të theksuar se demokratët shqiptarë nuk mund të jenë më siç kanë qenë gjer sot, objekt, subjekt i sulmeve të pandershme, i përpjekjeve për asgjësimin e kësaj partie, por përkundrazi varet krejtësisht prej tyre për të ecur të sigurt drejt pushtetin që meritojnë.
Ju faleminderit!", ka përfunduar Berisha fjalën e tij.
sali berisha mosbindje civila 5 nentori pd
Politike
13 Nëntor 2024, 14:28
M.B
Albana Vokshi
TIRANA- Komisioni hetimor për Shëndetësinë ka rinisur sërish pas një pushimi gati 1 orë e gjysmë...
Politike
13 Nëntor 2024, 14:24
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha solli në vëmendje gjatë takimit me drejtuesit e PD-së në qarqe edhe &...
Politike
13 Nëntor 2024, 14:10
ZH.LL
Agron Çela
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pushuar hetimin për mashtrim ndaj d...
Politike
13 Nëntor 2024, 14:09
M.B
Valbona Lusha
TIRANA- Institucioni i Presidentit, përfaqësuar nga Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës, Valbona Lusha, ka rapor...
Politike
13 Nëntor 2024, 14:05
M.B
Ilir Proda
TIRANA- Në Komisionin e Sigurisë, drejtori i Policisë Ilir Proda, ka folur edhe për ngjarjen me katër viktima q&eu...
Politike
13 Nëntor 2024, 13:59
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë mbledhjes së mbajtur me drejtuesit e PD-së në qarqe, iu la porosi atyre q&eu...
Politike
13 Nëntor 2024, 13:57
M.B
Ilir Proda
TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka raportuar para komisionit parlamentar të Sigu...
Politike
13 Nëntor 2024, 13:39
ZH.LL
Erisa Xhixho në Komision
TIRANË- Komisioni i Çështjeve Ligjore u mblodh sot për të diskutuar për buxhetin e vitit 2025...
Politike
13 Nëntor 2024, 13:45
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Në Komisionin e Ligjeve teksa diskutohej buxheti 2025 për institucionin e Presidencës, kreu i Grupit të...
Politike
13 Nëntor 2024, 13:42
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se detyra e opozitës është të qëndrojmë n...