Politike

Berisha-drejtuesve të qarqeve: Të gjithë programin tjetër ekonomik do ta hartoni ju me grupet e interesit në mbarë vendin

Në mbledhjen e zhvilluar me drejtues të qarqeve, gjatë fjalës së tij, Berisha tha se, të nisin takimet me qytetarët dhe me grupet e interesit që ata të shprehin shqtësimet e tyre.

13 Nëntor 2024, 14:47 Nga ZH.LL
Berisha-drejtuesve të qarqeve: Të gjithë programin tjetër
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka deklaruar se programin ekonomik do ta hartojnë vetë grupet e interesit, teksa kërkoi përqëndrimin maksimal në organizimin e programit. Ai theksoi, se ekonomia është shtylla kryesore e programi të PD-së.

Në mbledhjen e zhvilluar me drejtues të qarqeve, gjatë fjalës së tij, Berisha tha se, të nisin takimet me qytetarët dhe me grupet e interesit që ata të shprehin shqtësimet e tyre.

"Por, ky ishte programi i emergjencës.
Përsëri rrime tek ekonomia.
Për ne është shtylla më kryesore e programit. Ne jemi parti e taksave të ulëta, këtu nuk ndryshojmë.
Por përveç kësaj, të nderuar drejtues të qarqeve, të gjithë programin tjetër ekonomik do ta hartoni ju me grupet e interesit në mbarë vendin.
Nuk do hartojmë ne programin e biznesit të vogël. Jo, do ta hartojë biznesi i vogël programin e vet.
Nuk do hartojmë ne programin për fermerët tanë, do e hartojnë fermerët tanë programin që e konsiderojnë më të përshtatshëm për suksesin e tyre.
Nuk do hartojmë ne programin e arsimit, do e hartojnë mësuesit, nxënësit, pedagogët, studiuesit, shkencëtarët.
Nuk do hartojmë ne programin e shëndetësisë, do e hartojnë mjekët, infermierët, qytetarët, të cilët përjetuan një rrënim të këtij sistemi.
Pra, them dhe njëherë, në të gjitha takimet, ju përqendrimin maksimal, detyrën maksimale pas organizimit do keni programin", tha Berisha.

 

sali berisha programi ekonomik pd

Sondazh

Poll