Politike

VIDEO/ Rama i ulet në gjunjë Melonit në Azerbajxhan, përqafimi i ngrohtë mes dy liderëve

Në samitin e klimës në Azerbajxhan kanë marrë pjesë liderë nga e gjithë bota. 

13 Nëntor 2024, 15:13 Nga r.ll
VIDEO/ Rama i ulet në gjunjë Melonit në Azerbajxhan,
edi rama, giorgia meloni

BAKU- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Baku të Azerbajxhanit, ku po merr pjesë në sesionin e 29-të të Konferencës së Palëve (COP29) të Konventës të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike. Në samit kanë marrë pjesë liderë nga e gjithë bota. 

Ndërkohë një video nga ky samit ka bërë xhiron e rrjetit ku shihet kryeministri Edi Rama i cili i ulet në gjunjë homologes së tij italiane, Giorgia Melonit. Pas këtij momenti, vjen edhe një përqafim i ngrohtë mes dy liderëve.

Fokusi i samitit do të jetë se si të parandalohet ngrohja globale, por edhe pasojat e saj vdekjeprurëse. Në këtë konferencë dyjavore pritet të adresohen përkushtimet financiare për shtetet e varfra që janë prekur nga valët e të nxehtit, stuhitë dhe përmbytjet, dhe që intensiteti i tyre është rritur për shkak të ndryshimeve klimatike.

Shtetet në zhvillim dhe organizatat për ambientin presin nga vendet e pasura që të mobilizohen për të ndarë të paktën 1 trilion dollarë në vit. Për të financuar këtë rritje, aktivistë për klimën janë duke propozuar rritjen e taksave për të pasurit, si dhe vendosjen e taksave shtesë për nxjerrje të qymyrit, naftës dhe gazit.

edi rama girogia meloni

Sondazh

Poll