Politike

Takimi i Ramës në Fier/ Spahia: Turp! U mori nxënësve karriget (Foto)

9 Mars 2019, 22:25 Nga DOSJA
Takimi i Ramës në Fier/ Spahia: Turp! U mori nxënësve

FIER– Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se gjatë aktivitetit që zhvilloi sot në Fier janë përdorur karriget e shkollave të qytetit.

Në rrjetin e tij social, Spahiu shkruan se transportimi i karrigeve të shkollës 9-vjecare “Mark Dashi” është bërë nga punonjësit e bashkisë së Fierit.

“Turp e arrogancë kriminale. Nuk pyet ky kryeministër as për ligj e as për norma.  Abuzim i pastër me pushtetin e përdorim i burimeve shtetërore për fushatë, i ndëshkueshëm me ligj,”-shkruan Spahia.

Postimi i plotë:

 

Bardhi i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 16 marsit që do të zhvillohet nga PD. Protesta do të zhvillohet në orën 11.00, para Kryeministrisë, ku opozita e bashkuar tashmë pa mandate do të kërkojë largimin e Ramës, formimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje qendrore të parakohshme.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bardh spahia edi rama rama ne fier bardh spahia edi rama rama ne fier

Sondazh

Poll