Politike

TEC-i në Korçë, 95% e qytetarëve i thonë ‘Jo’ projektit (Sondazhi)

9 Mars 2019, 21:50 Nga DOSJA
TEC-i në Korçë, 95% e qytetarëve i thonë

KORÇË- Ndërtimi i një termocentrali me gaz në zonën e Korçës po artikulohet prej disa muajsh.

Në muajin shtator të vitit 2018, ministria për Infrastrukutrën dhe Energjinë prezantoi  projektin për ndërtimin e një termocentrali me gaz me fuqi 500 Më për prodhim energjie dhe ngrohje në periferi të qytetit të Korçës me investim 500 milion euro. Ai propozohet të jetë tërësisht privat, pa asnjë ndikim në Buxhetin e Shtetit.

I menjëherëshëm ka qënë edhe reagimi i qytetarëve, të cilët kanë dalë kundër ndërtimit të TEC-it. Ata kanë krijuar një sondazh, ku deri më tani 95% janë kundër ndërtimit të tij. 

Lidhur me ndërtimin e TEC-it, reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili pretendon se ai do të përdoret në favor të fqinjëve grekë dhe se ka pasoja katastrofale për zonën. Nga qeveria një reagim ka ardhur nga ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi. Peleshi shprehet se në rast se ky TEC do të shtojë ndotjen në qytet, vetë ai do të jetë kundër këtij ndërtimi dhe se nuk do të ketë asnjë shans që të ndërtohet.

Për të parë rezultatet (Shiko këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike korce sondazhi per tec-in e korces tec-i në korçë korce sondazhi per tec-in e korces tec-i në korçë

Sondazh

Poll