Politike

"Pensionistët qahen kot!" Jamarbër Malltezi: Babai i Taulant Ballës merr plot 1 milion lekë në muaj

Konkretisht Malltezi ka publikuar në postimin e tij një dokument ku nënvizon emrin e babait të ministrit për Shtetin dhe për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, Kasem Mustafa Balla. 

11 Nëntor 2024, 08:28 Nga M.B

 

"Pensionistët qahen kot!" Jamarbër Malltezi: Babai i Taulant
Taulant Balla dhe Jamarbër Malltezi

TIRANA- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ironizon duke thënë se pensioninstët qahen kot. Konkretisht Malltezi ka publikuar në postimin e tij një dokument ku nënvizon emrin e babait të ministrit për Shtetin dhe për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, Kasem Mustafa Balla. 

Malltezi po ashtu shkruan se i ati i ministrit merr plot 1 milion lekë në muaj. Në listën e të punësuarve në "Elbasan cement factory", babai i Ballës figuron si i punësuar në departamentin e marketingut. Ndërkohë, Malltezi e vijon ironinë duke përdorur shprehjen e kryeministrit Edi Rama 'punë ka, por s'ka profesionistë'.

"Pensionistët qahen kot se ja babai i tualetit te PS merr plot 1 miljon leke ne muaj. Punë ka, por s’ka profesionistë si tualeti", shkruan Malltezi.

"Pensionistët qahen kot!" Jamarbër Malltezi: Babai i Taulant

 

jamarbër malltezi

Sondazh

Poll