10 Nëntor 2024, 19:55
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sonte para mbështetësve të tij se ish-deputeti Ervin Salianji duhet të merrte dekoratë për denoncimin që ai kishte bërë dhe jo të ishte në burg.
Sipas Berishës, arrestimi i Salianjit erdhi nga ajo të cilën e quan "drejtësi kriminale që e instaloi Edi Rama me Xhorxh Sorosin".
Më tej kryedemokrati foli edhe për arrestimin e kreut të PL-së, Ilir Metës ku shpreh se nuk ekziston asnjë akuzë në asnjë dokument për ndalimin e tij.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Të dashur qytetarë dhe qytetare, cilido që ju kujton këtë betejë, ishte Edi Droga, Edi Rama që do të deklaronte se ditën që u nis në Itali për në burg, se zëri i tij ishte i falsifikuar, dhe se unë kam të dhëna të sigurta për këtë. Në një kohë që për 24 orë nuk ekziston laborator mbi tokë që të mund të garantojë se i kujt është zëri.
Dhe e vërteta është se, përgatitet për këtë një kriminel ordiner, e paguan për dënimin që do bënte 100 mijë euro për vit burgu dhe deklaroi se zëri ishte i tiji. Por laboratori në Londër përjashtoi në mënyrë kategorike se zëri ishte i tiji. Deklaroi se zëri ngjasonte plotësisht me zërin e Babales dhe Gerond Xhafës.
Të dashur miq, me gjithë këtë shërbim, sot në vend të një dekorate për shërbimet që i bëri vendit, ai është në qelitë e burgut Fier për një vepër penale që nuk e ka kryer kurrë, për një akt kriminal që nuk e ka kryer kurrë nga një drejtësi kriminale që instaloi në Shqipëri Edi Rama me Xhorxh Sorosin dhe mafien e tin ndërkombëtare.
Me këtë drejtësi për të cilën, mos harroni kurrë, për herë të parë në historinë e një vendi ish-ambasadori, Donald Lu protestonte me megafon para parlamentit me të paguarit e Xhorxh Sorosit kundër opozitës për të votuar ligjet e saj.
Po tjetër, ftoj çdo qytetar të pyesë: cila është vepra penale, cila është akuza për ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e parlamentit, Ilir Meta, që banditë, kriminelë e rërmbyen, i zunë pusi, e zvarritën, e goditën në mes të rrugës para gjithë shqiptarëve vetëm e vetëm se kryebanditi i vendit, kryekrimineli do të marrë me çdo kusht mandatin e katërt, të mbrohet nga krimet e mëdha që ka kryer.
Të dashur miq, pyeteni veten, gjeni akuzën mbi të cilën u zvarrit Ilir Meta për të cilën iu zu pritë, u godit nga narkobanditë me uniformë?
Ajo nuk ekziston askund, nuk ekziston në asnjë dokument, sepse ai është dënuar për verbëri dhe urrejtje politike. Ai është burgosur pa asnjë vepër penale si në asnjë vend tjetër të botës, përveç në Shqipërinë. Nga Alen Bragët, Letisja Xhonsonit e Xhorxh Sorosit në Tiranë. Nga kjo farë e poshtër e shpifur që s’kanë ligje e as Kushtetutë. Nga këta mjeranë si Altin Dumani, mercenarë që mburren korridoreve se janë prokurori amerikan. Amerikan, por je i Xhorxh Sorosit o horr, o llum! Dhe fatmirësisht, mos mendo se do të ketë forcë në botë të të mbrojë ty, as Edi Ramën. Jo, jo, sepse keni kryer krime të shëmtuar. Keni përdhosur ligje dhe Kushtetutë!
sali berisha
Politike
10 Nëntor 2024, 19:35
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij si çdo natë para mbështetësve t...
Politike
10 Nëntor 2024, 19:33
r.ll
fotot e postuara nga spiropali
RROGOZHINË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njëkohësisht drejtuese politike e Partisë Sociali...
Politike
10 Nëntor 2024, 13:39
N.F
Jasmira Memelli
TIRANË- Zëdhënësja së Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli ka mbajtur ditën ...
Politike
10 Nëntor 2024, 09:29
N.F
Veliaj
TIRANË- Godina e bashkisë së Tiranës mesa duket është kthyer në një ambient ku bëhet promovimi i akadem...
Politike
9 Nëntor 2024, 22:54
I.A
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha u shfaq më shumë se i bindur se administrata e re amerikane, nën drejtimin e Trump, do ta heqë...
Politike
9 Nëntor 2024, 20:12
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar për rritjen e rrogave tha se do të bëjn&e...
Politike
9 Nëntor 2024, 19:46
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua me tone të ashpra kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani për korrupsion dhe p...
Politike
9 Nëntor 2024, 19:38
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri demokrat, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij për plaçkitjen e buxhetit shtetë...
Politike
9 Nëntor 2024, 19:30
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha e vuri theksin mbi fitoren e presidentit Donald Trump dhe konservatorizmit në SHBA, duke akuzuar...
Politike
9 Nëntor 2024, 19:24
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ p&eu...