Politike

"Opozita qëndron në këmbë më e bashkuar se kurrë", Blushi: Rrëmbimi i Metës dhe ndalimi i Berishës janë krime që nuk do të amnistohen

Blushim postimin e ka shoqëruar me një video nga fjalimet e kreut të PD-së para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës. 

10 Nëntor 2024, 21:23 Nga r.ll
"Opozita qëndron në këmbë më e bashkuar se
tedi blushi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është shprehur se opozita qëndron në këmbë më e bashkuar se kurrë.

Përmes një postimi në Facebook, Blushi thotë se arrestimi i Ilir Metës dhe ndalimi i Sali Berishës, janë sipas tij, krime që nuk do të amnistohen. 

Blushim postimin e ka shoqëruar me një video nga fjalimet e kreut të PD-së para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës. 

POSTIMI I PLOTË: 

Opozita është në këmbë, e bashkuar, më e motivuar dhë më vendosur se kurrë për të shkulur nga rrënjët juntën sorosiane antishqiptare të instaluar nga Edi Rama me ndihmën e Altin Dumanit.

Rrëmbimi banditesk i Presidentit Ilir Meta dhe ndalimi politik i Sali Berisha për t'i garantuar "Rilindjes" edhe një mandat tjetër sundimi në kurriz të shqiptarëve, janë krime që kurrë nuk do të amnistohen, që do t'i hanë shumë shpejt kokën Ramës e Dumanit dhe për të cilat këta faqezinj do të marrin ndëshkimin pa mëshirë të gjyqit popullor.

VIDEO E POSTUAR NGA BLUSHI:

tedi blushi

Sondazh

Poll