9 Nëntor 2024, 20:12
Nga I.A

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar për rritjen e rrogave tha se do të bëjnë që taksat e qytetarëve, e biznesmenëve të shndërrohen në mirësi të merituara plotësisht për qytetarët. Berisha në fjalën e tij në tubimin qytetar tek Rrugica e Shpresës, tha se në Shqipëri nuk do ketë rrogë mesatare nën 1200 euro. Berisha gjithashtu premtoi se, do të rriten pensionet dhe ndihma ekonomike, duke e caktuar minimumin e pensioneve dhe ndihmës ekonomike në 200 euro, dhe do të vendoset një rrogë minimale 500 euro.
"Ndaj miqtë e mi unë jam këtu për t’u zotuar se qeveria dhe programi i ardhshëm i PD do ketë ligjin e parë, çdo buxhet investimi kryesor tek njeriu, tek njeriu, tek njeriu. Asnjë rrogë më e lartë se katërfishi i rrogës mesatare në Republikën e Shqipërisë. Vidhni sa të mundni hajdutë, për hundësh do ua nxjerrim, kudo që t’i fshihni do ua gjejmë, qytetarëve do ua kthejmë. A mundet në një republikë të vlerave, që një njeri të marrë sa 70 pensionistë?
A mundet në një republikë të ligjit, Kushtetutës, që një zyrtar të marrë sa rrogën mesatare të 10 zyrtarëve? Këto marrin fund miqtë e mi. Rrogat, fondet do shkojnë për pensionet, që nuk do ketë më pension kurrë nën 200, ose do llogaritet mbi bazën e minimumit jetik prej 200 euro. Nuk do ketë ndihmë ekonomike nën 200 euro.
Nuk do ketë pagesë papunësie nën 200 euro. Nuk do ketë shqiptar që do marrë në muaj më pak se 200 euro. Jo, jo, nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro. Nuk do ketë rrogë mesatare nën 1200 euro. Nuk do ketë rrogë maksimale më shumë se katërfishin e rrogës mesatare. Do i japim fytyrën njerëzore republikës. Do të bëjmë që taksat e tyre, e qytetarëve, e biznesmenëve të shndërrohen në mirësi të merituara plotësisht për qytetarët," tha Berisha.
sali berisha
Politike
9 Nëntor 2024, 19:46
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua me tone të ashpra kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani për korrupsion dhe p...
Politike
9 Nëntor 2024, 19:38
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri demokrat, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij për plaçkitjen e buxhetit shtetë...
Politike
9 Nëntor 2024, 19:30
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha e vuri theksin mbi fitoren e presidentit Donald Trump dhe konservatorizmit në SHBA, duke akuzuar...
Politike
9 Nëntor 2024, 19:24
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ p&eu...
Politike
9 Nëntor 2024, 19:12
I.A
Pandeli Kuromeno
TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka deklaruar se Dropulli ka zgjedhur drejtuesit e degës së Partisë Demokratike....
Politike
9 Nëntor 2024, 18:46
I.A
Bylykbashi
TIRANË- Deputeti Oerd Bylykbashi ka komentuar ndikimin që mund të ketë zgjedhja e Donald Trump si President në Shq...
Politike
9 Nëntor 2024, 18:12
I.A
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Nënkryetari dhe deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka folur për situatën politike, aksionin e opozitës ...
Politike
9 Nëntor 2024, 17:39
I.A
Arlind Qori
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori deklaron se nuk do të kandidojë i pari në listën e partisë së tij n...
Politike
9 Nëntor 2024, 16:42
I.A
Arlind Qori
TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori i dha një përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili e ka quajtur “Sude...
Politike
9 Nëntor 2024, 14:19
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar një takim me Shtabin Dre...