10 Nëntor 2024, 20:17
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka firmosur dhjetëra vendime për 6 milionë metër katrorë tokë. Sipas tij, në çdo kontratë Rama është 30% aksioner. Më tej shtoi se kryeministri mbrohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani.
"Edi Rama është sot zyrtari i vetëm në Shqipëri dhe në botë në rastin e të cilit njeriu që ka korruptuar dhe i ka paguar 224 mijë dollarë ryshfet kundër Sali Berishës është dënuar me burg si i dënuar nga Gjykata e Uashingtonit 2 vjet e 4 muaj. Njeriu që i dha paratë, njeriu që e korruptoi, Edi Rama mbrohet nga mercenar Dumani, nga llum Dumani.", ka thënë Berisha ndër të tjera.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Edi Rama ka firmosur me dhjetëra e dhjetëra vendime për 6 milion m2 tokë, në të cilat thuhet se është në çdo kontratë 30% aksioner. Vendime nominale, vendime me emër mbiemër. Ka firmosur për vëllain e tij, duke iu marrë tokën pronarëve. Firmos për ministrat, duke marrë përqindjen e tij.
Edi Rama është sot zyrtari i vetëm në Shqipëri dhe në botë në rastin e të cilit njeriu që ka korruptuar dhe i ka paguar 224 mijë dollarë ryshfet kundër Sali Berishës është dënuar me burg si i dënuar nga Gjykata e Uashingtonit 2 vjet e 4 muaj. Njeriu që i dha paratë, njeriu që e korruptoi, Edi Rama mbrohet nga mercenar Dumani, nga llum Dumani.
Po tani, o llum që ata të cilët mbrojtën Edi Ramën morën damkën e historisë, ku do shkosh ti që mbron hajdutin, kriminelin, banditin që korruptoi vendit mik dhe aleat shefin e kundërzbulimit, vetëm e vetëm për të luftuar opozitën?
Çfarë fytyre ke ti mor? Ke fytyrë ti? S’ke fytyrë! Ti ke fytyrën e zezë të këpuceve të Edi Ramës, asgjë tjetër! Ti faqezi që drejton një organizatë kriminale politike në Skapin e partisë mbyll dosjet e Edi Ramës, ministrave të tij, zyrtarëve të tij, vëllait të tij.
I burgos deputetët e opozitës. Zvarrit ish-presidentë para të cilëve jepje duart në Kushtetutë, o i pa be dhe i pa moral. Të gjtiha këto i bën se je një hajdut ordiner. Të gjitha këto i bën se 8 vite më parë, jo tani, je gjetur me 3 apartamente me rrogën tënde.
Po cili shqiptar mund të bëjë 3 apartamente? Cili kriminel të dha ty paratë për t’u bërë me 3 apartamente? Apo të mori peng Edi Rama? Të mbron për të bërë pyetjet 1 milionëshe. Drejtësia vonon, por nuk harron!
E vërteta vonon, por fytyra juaj, karakteri juaj do të dalë në dritë. Dhe harroje se ka diplomatë, harroje se ka shtetar, harroje se ka zyrtar në botë se do të mbrojë Edi Ramën dhe ty nga vrulli, nga revolta, nga zemërimi i shqiptarëve. Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë! Fitore! Fitore! Fitore!
sali berisha
Politike
10 Nëntor 2024, 19:55
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sonte para mbështetësve të tij se ish-deputeti Ervin Salianji du...
Politike
10 Nëntor 2024, 19:35
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij si çdo natë para mbështetësve t...
Politike
10 Nëntor 2024, 19:33
r.ll
fotot e postuara nga spiropali
RROGOZHINË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njëkohësisht drejtuese politike e Partisë Sociali...
Politike
10 Nëntor 2024, 13:39
N.F
Jasmira Memelli
TIRANË- Zëdhënësja së Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli ka mbajtur ditën ...
Politike
10 Nëntor 2024, 09:29
N.F
Veliaj
TIRANË- Godina e bashkisë së Tiranës mesa duket është kthyer në një ambient ku bëhet promovimi i akadem...
Politike
9 Nëntor 2024, 22:54
I.A
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha u shfaq më shumë se i bindur se administrata e re amerikane, nën drejtimin e Trump, do ta heqë...
Politike
9 Nëntor 2024, 20:12
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar për rritjen e rrogave tha se do të bëjn&e...
Politike
9 Nëntor 2024, 19:46
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua me tone të ashpra kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani për korrupsion dhe p...
Politike
9 Nëntor 2024, 19:38
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri demokrat, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij për plaçkitjen e buxhetit shtetë...
Politike
9 Nëntor 2024, 19:30
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha e vuri theksin mbi fitoren e presidentit Donald Trump dhe konservatorizmit në SHBA, duke akuzuar...