Politike

FOTO/ Spiropali takim me këshillin socialist në Rrogozhinë, pjesëmarrës në takim edhe persona nën hetim nga SPAK

Spiropali ka ndarë foto nga takimi, ku shihet se pjesëmarrës janë edhe Edison Memolla, kryetari i bashkisë së Rrogozhinës dhe Rakip Tosku, i cili është drejtori i Emergjencave Civile në këtë bashki.

10 Nëntor 2024, 19:33 Nga r.ll
FOTO/ Spiropali takim me këshillin socialist në Rrogozhinë,
fotot e postuara nga spiropali

RROGOZHINË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njëkohësisht drejtuese politike e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës ka zhvilluar sot një takim me këshillin socialist në Rrogozhinë.

Spiropali ka ndarë foto nga takimi, ku shihet se pjesëmarrës janë edhe Edison Memolla, kryetari i bashkisë së Rrogozhinës dhe Rakip Tosku, i cili është drejtori i Emergjencave Civile në këtë bashki.

FOTO/ Spiropali takim me këshillin socialist në Rrogozhinë,
postimi i elises

Dyshja Memolla-Tosku janë të dy subjekte nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Edison Memolla po hetohet nga SPAK për korrupsion në zgjedhje, dhe konkretisht bëhet fjalë për zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022 në Bashkinë e Rrogozhinës në lidhje me një material audio. Po ashtu edhe Rakip Tosku është akuzuar nga PD se "në skemën e blerjes së votës më 25 prill 2021" kanë marrë pjesë drejtorët më të rëndësishëm të administratës nga bashkia e Rrogozhinës, ku ndër to është edhe Shefi i Emergjencës Civile, Rakip Tosku. 

elisa spiropali rrogozhine edison memolla rakip tosku

Sondazh

Poll