Sport

Griezmann garanton se nuk do të kthehet në kombëtare: “Nuk ishte një impuls”...

Francezi ka shpjeguar se vendimi për t'i dhënë fund karrierës së tij ndërkombëtare është përfundimtar

9 Nëntor 2024, 13:30 Nga DOSJA

Griezmann garanton se nuk do të kthehet në kombëtare: “Nuk

FRANCE - Antoine Griezmann u rikthye në vendin e tij për t'u përballur me PSG-në, në Parc des Prínces, me Atlético Madrid, në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve dhe deklaroi se ishte një moment i veçantë, jo vetëm për shkak të fitores, të arritur në kohën e shtuar.

Kjo ishte hera e parë që ai u kthye në Francë që nga njoftimi i tërheqjes së tij nga kombëtarja, një vendim që vazhdon ta mbajë, pavarësisht mungesës së kapitenit Kylian Mbappé nga skuadra e Didier Deschamps.

“Jam shumë krenar dhe shumë i befasuar nga të gjitha mesazhet e këndshme që kam marrë nga tifozët dhe njerëzit në botën e futbollit. Jam shumë i lumtur, kam qenë shumë i emocionuar”,- ka nisur duke thënë ish-zv/kapiteni i Francës, në një intervistë të shpejtë për Canal+, pas përfundimit të ndeshjes, duke garantuar se nuk ka asnjë mundësi rikthimi.

“Jam i lumtur që kam lënë gjurmë të mira me ekipin francez, por nuk do të kthehem. Nuk ishte një impuls, por konsideratë e kujdesshme. Ka përfunduar plotësisht,” shpjegoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll