Sport

Scaloni: "Di María është i jashtëzakonshëm, ai ‘vdiste’ të thirrej në kombëtare"...

Trajneri argjentinas zbuloi një bisedë që kishte me anësorin e Benficas, në të cilën të dy u emocionuan, në një kohë kur ai zgjodhi të mos e thërriste në kombëtare, për t'i dhënë mundësi një lojtari tjetër.

9 Nëntor 2024, 12:00 Nga DOSJA

Scaloni: "Di María është i jashtëzakonshëm, ai

ARGJENTINE - Ángel Di María e përfundoi karrierën e tij ndërkombëtare me titullin e dyfishtë kampion i Copa América, pasi fitoi Kupën e Botës 2022, dhe Lionel Scaloni kujtoi një kohë kur lojtari i Benficas ishte lënë jashtë skuadrës së tij, në mes të kësaj periudhe.

Trajneri argjentinas tregoi, se kjo për faktin se skuadra nuk luante ndeshje zyrtare, por një miqësore dhe se donte të shihte në pozicionin e tij Nico González.

Trajneri i Argjentinës nuk e mori 'El Fideo' në atë miqësore, në mënyrë që Nico González të mos rritej "nën hijen" e sulmuesit të Benficas.

“Di María vdiste për të qenë në ekipin kombëtar. Kur ai nuk ishte atje, ai zëre se vdiste. Ne kishim Nico González që po fillonte fazën e tij. Vendosëm të merrnim Nicon dhe jo Ángel, sepse Di María është një figurë e pabesueshme dhe që çdo futbollist mund të dëshmojë vlera përkrah tij...”, filloi duke thënë ai, në një bisedë për radion argjentinase Neura, përpara se të zbulonte se ai kishte pasur një bisedë me sulmuesin për këtë temë, në të cilën të dy ishin emocionalë.

E thirra, dhe bëra një telefonatë video me të: “Nuk është se nuk do të kthehesh, nuk je jashtë. Unë dua që Nico González të luajë një seri lojërash. Ai filloi të qante dhe më pas edhe unë fillova të qaja. I thashë ‘nuk je përjashtuar’,- dhe anësori 36-vjeçari u thirr sërish në ndeshjet zyrtare dhe u largua nga kombëtarja këtë verë me një tjetër trofe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll