Sport

Roma është në “kërkim” të një trajneri të ri, Roberto Mancini në ‘pole’ të listës...

Roma po mendon ndryshimin e trajnerit dhe romakët i kanë sytë te Mancini, si zëvendësues i mundshëm i Juric

9 Nëntor 2024, 10:47 Nga DOSJA

Roma është në “kërkim” të një trajneri

ITALI - Roma është në kërkim të një trajneri të ri, pas barazimit të fundit në Europa League me Union Saint-Gillouis. Në fakt, drejtuesit e skuadrës kanë vënë në “radarin” e tyre Roberto Mancinin  për të zëvendësuar Ivan Juric.

Friedkins, pronarë të klubit, janë në kërkim të njeriut që do ta rikthejë skuadrën te suksesi. Sipas gazetës italiane “Leggo”, duket se të gjitha këto i kanë gjetur në personin e Mancinit, i cili së fundmi u largua nga kombëtarja e Arabisë Saudite.

Pas De Rossit, pra, romakët janë gati t’i tregojnë portën e daljes trajnerit kroat, i cili nuk arriti të ngrejë imazhin konkurrues të verdhekuqve, të cilët janë në vendin e 12-të në Serie A me 13 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Nëntor 2024, 20:14

Nuk ka negociata me Hansi Flick…

SPANJE - Hansi Flick e ka rigjallëruar Barcelonën. Lojtarët e kanë kuptuar qasjen e tij në futboll dhe performojnë n&e...