Sport

Barcelona arrin marrëveshjen për 'kontratën e shekullit' me Nike, mungon vetëm firma…

Sipas shtypit katalanas, rinovimi mes Barcelonës dhe Nike do të lehtësojë situatën ekonomike të Blaugranëve

9 Nëntor 2024, 13:00 Nga DOSJA

Barcelona arrin marrëveshjen për 'kontratën e

SPANJE - Barcelona nënshkroi 'marrëveshjen e shekullit' me Nike. Informacioni bëhet nga katalanasit në RAC1, të cilët deklarojnë se Joan Lapora, presidenti i Barcelonës, ka njoftuar tashmë pjesën tjetër të drejtuesve, se marrëveshja është në pritje të detajeve dhe do të shpallet së shpejti.

Sipas të njëjtit burim, Barcelona dhe Nike, të cilët kanë kontrata deri në vitin 2024, do të rinovojnë deri në vitin 2038, me një rritje të ndjeshme të shumës së përfituar nga katalanasit.

Në tavolinë do të jetë një rritje prej 45 milionë euro, krahasuar me vlerën aktuale, deri në vitin 2028, dhe 60 milionë euro nga viti 2025/2026. Në total, Barcelona do të marrë rreth 120 milionë euro në sezon nga Nike si sponsorizim.

Laporta ka pohuar gjithmonë, se Barcelona do të merrte kontratën më të mirë të sponsorizimit sportiv dhe do të jetë shumë afër arritjes së saj, gjë që do të lehtësojë situatën ekonomike të klubit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll