Sport

“Tani që humba 4-1, Brazili nuk më dojë më”: Guardiola me 'shaka' i përgjigjet CBF...

"Unë e di që Guardiola është një nga trajnerët më të mirë në botë. Por ne nuk tentojmë ta rekrutojmë. Trajneri i kombëtares është Dorival Júnior”, janë fjalët e numrit një të Federatës së Brazilit.

9 Nëntor 2024, 10:30 Nga DOSJA

“Tani që humba 4-1, Brazili nuk më dojë më”:

BRAZIL - Emri i Pep Guardiolës është përmendur prej muajsh si trajner i Brazilit. Tekniku spanjol duket se është objekt i dëshirës më të madhe të CBF, Federatën Braziliane të Futbollit, bashkë me Carlo Ancelottin.

Sot trajneri i Mançester Sitit bëri shaka në konferencën për shtyp, pas tre humbjeve radhazi mes Carabao Cup, Champions League dhe Premier League: "Pas humbjes 4-1, unë nuk jam më një opsion për Brazilin. Më shumë se kurrë, unë dua ta ringjallë këtë ekip dhe ta rikthejë në nivelin e tij më të mirë,"- tha Guardiola.

Përgjigja nga Federata e Futbollit të Brazilit nuk vonoi. Numri një i CBF-së, Ednaldo Rodrigues, i është përgjigjur një pyetjeje specifike lidhur me këto deklarata të Guardiolës dhe se sa mund të jetë objektiv për të ardhmen: "Unë e di që Guardiola është një nga trajnerët më të mirë në botë. Por ne nuk tentojmë ta rekrutojmë. Trajneri i kombëtares është Dorival Júnior”, janë fjalët e tij, transmeton Globoesporte .

Ndërkohë, Manchester City po përgatitet për ndeshjen kundër Brighton pas tri humbjeve radhazi në Carabao Cup, Premier League dhe Champions League (përkatësisht ndaj Tottenham, Bournemouth dhe Sporting), por Pep Guardiola nuk rikuperon asnjë nga lojtarët e dëmtuar.

Trajneri spanjol e bëri të ditur sot në një konferencë për shtyp: “Jo, nuk ka asnjë lajm të mirë për të dëmtuarit. Kemi në dispozicion të njëjtët lojtarë si në Lisbonë. Ata që udhëtuan me ne janë ende mirë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Nëntor 2024, 20:14

Nuk ka negociata me Hansi Flick…

SPANJE - Hansi Flick e ka rigjallëruar Barcelonën. Lojtarët e kanë kuptuar qasjen e tij në futboll dhe performojnë n&e...