Sport

Izraeli dërgon avionë për të ndihmuar tifozët e Maccabit, të sulmuar në Amsterdam...

Përplasjet pas Ajax-Maccabi Tel Aviv çuan në dhjetëra arrestime

9 Nëntor 2024, 09:30 Nga DOSJA
Izraeli dërgon avionë për të ndihmuar tifozët e

HOLANDE - Izraeli urdhëroi dje dërgimin e dy avionëve në Amsterdam për të ndihmuar tifozët e Maccabi Tel Aviv, pas përleshjeve që çuan në dhjetëra arrestime në periferi të një ndeshjeje të Europa League.

“Kryeministri urdhëroi dërgimin e menjëhershëm të dy avionëve për të ndihmuar qytetarët tanë”, tha zyra e Benjamin Netanyahu në një deklaratë, duke shtuar se ai e mori “incidentin e tmerrshëm me seriozitetin më të madh”.

Përplasjet u zhvilluan mbrëmjen e së enjtes në qendër të Amsterdamit, pas ndeshjes së futbollit mes Ajaxit dhe Maccabi Tel Aviv, me rezultat 5-0 për klubin holandez.

Policia mbrojti dhe shoqëroi tifozët izraelitë për në hotel, sipas imazheve të shpërndara nga AT5. E cituar nga agjencia holandeze e lajmeve ANP, policia tha se kishte bërë 57 arrestime gjatë ditës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Nëntor 2024, 20:14

Nuk ka negociata me Hansi Flick…

SPANJE - Hansi Flick e ka rigjallëruar Barcelonën. Lojtarët e kanë kuptuar qasjen e tij në futboll dhe performojnë n&e...