Sport

Presidenti amerikan Biden dënon sulmet e "të neveritshme" në Amsterdam…

Presidenti amerikan deklaroi se përleshjet në Amsterdam ngjallën "momente të errëta në histori kur hebrenjtë u persekutuan"

9 Nëntor 2024, 09:47 Nga DOSJA
Presidenti amerikan Biden dënon sulmet e "të neveritshme"

SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, këtë të premte i përshkroi "sulmet antisemite ndaj tifozëve izraelitë të futbollit" në Amsterdam, si "të neveritshme" dhe evokuese të "momenteve të errëta në histori kur hebrenjtë u persekutuan".

“Ne duhet të luftojmë pandërprerë kundër antisemitizmit, kudo që ai shfaqet”, ka thënë presidenti aktual i Amerikës së Veriut në rrjetin social X (ish-Twitter).

Biden theksoi gjithashtu se ai kishte qenë në kontakt me "ata përgjegjës në Izrael dhe Holandë", reagimin e të cilëve ai e mirëpriti.

Mbrëmja e së enjtes u shënua nga disa incidente të dhunshme midis një grupi protestuesish pro-palestinezë dhe tifozëve të Maccabi Tel Aviv në qytetin holandez.

Autoritetet izraelite deklaruan se tifozët izraelitë ishin viktima të persekutimit. Sipas autoriteteve holandeze, rreth 60 persona u arrestuan gjatë orëve të para të incidenteve, të cilat lanë të paktën dhjetë të plagosur, me pesë tifozë izraelitë të shtruar në spital. 

Ministri holandez i Drejtësisë, David van Weel, premtoi se autoritetet holandeze do të "kërkojnë dhe ndëshkojnë përgjegjësit" për atë që ndodhi.

“Nuk pritej që këto sulme të përdornin një taktikë goditëse, në të cilën grupe të vogla sulmuan tifozët izraelitë, gjë që e ndërlikoi punën e policisë, por do të ketë një hetim për të përcaktuar se çfarë mund të ishte bërë më mire”,- theksoi ministri Weel.

Grupi islamik palestinez Hamas tha se incidentet midis grupeve janë një shembull i "pasojave spontane" të "gjenocidit të vazhdueshëm" të Izraelit në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi dhe zyrtari i lartë i Hamasit, Sami abu Zuhri, theksoi se ngjarjet në fund të një ndeshjeje në Europa League mes klubit izraelit dhe Ajax-it konfirmojnë këtë prirje, pasi “gjenocidi” i popullit të Gazës vazhdon pa ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar.

“Vazhdimi i Holokaustit dhe gjenocidit në Gaza, i cili shpaloset para gjithë botës dhe transmetohet drejtpërdrejt pa ndërhyrë askush për ta ndalur dhe për të nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë, do të çojë në pasoja më spontane të këtij lloji”, tha ai në një mesazh. botuar nga gazeta Filastin, e lidhur me Hamasin.

Autoriteti Palestinez dënoi "veprimet barbare" të kryera nga tifozët e klubit izraelit të futbollit, duke përfshirë "thirrjet anti-arabe dhe sulmet ndaj simbolikës së flamurit palestinez".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Nëntor 2024, 20:14

Nuk ka negociata me Hansi Flick…

SPANJE - Hansi Flick e ka rigjallëruar Barcelonën. Lojtarët e kanë kuptuar qasjen e tij në futboll dhe performojnë n&e...