Sport

Van Nistelrooy dëshiron një vend, që së shpejti do t'i përkasë Rúben Amorim...

Trajneri i përkohshëm i Manchester United, megjithatë, e di pozicionin që ai zë tani te “Djajtë e Kuq”

9 Nëntor 2024, 11:30 Nga DOSJA

Van Nistelrooy dëshiron një vend, që së shpejti do t'i

ANGLI - Ruud van Nistelrooy do të luajë ndeshjen e tij të fundit si trajner i Manchester United të dielën, kundër Leicesterit, në ditën e 11-të të Premier League.

Edhe pse ai nuk do ta drejtojë skuadrën, dita e nesërme do të jetë e para për Rúben Amorim si trajner i “Djajve të Kuq”, një pozicion që ish-sulmuesi holandez dëshiron ta zinte...

“Sigurisht që do të doja të isha trajneri i Man.United”, tha Van Nistelrooy këtë të premte, në një konferencë për shtyp. “Unë kam reaguar tashmë për këtë çështje që kur mora vendimin të vij në United si ndihmës trajner”.

Holandezi përforcoi se, për momentin, do të kënaqet duke qenë asistent i Rúben Amorim: “E dija që ardhja këtu do të ishte e veçantë. Unë kisha një ambicie të qartë për të trajnuar klubin, mora vendimin për të nënshkruar një kontratë dyvjeçare si asistent dhe ende mendoj të vazhdoj në atë rol”.

 “Tani për tani, oreksi për të ndërtuar diçka në këtë klub është më i madh, se ai për ta stërvitur atë. Kështu që unë do të jem asistent këtu për dy vjet, pastaj do të shohim. Synimi im për t'u bërë trajner është vetëm pas periudhës sime si asistent”,- ka shpjeguar ai.

Në tre ndeshjet në të cilat ai udhëhoqi Man.United, Van Nistelrooy regjistroi fitore kundër Leicesterit  (5-2, për Kupën e Ligës) dhe PAOK (2-0, për Ligën e Evropës), dhe një barazim me Chelsean (1-1).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll