Sport

VIDEO/ Përjashtohet në minutën e 30-të, trajneri i tij çohet nga pankina... për ta goditur!

Skena goditëse e përjetuar në Triestina-Giana Erminio të Serisë C italiane

9 Nëntor 2024, 08:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Përjashtohet në minutën e 30-të, trajneri i tij

ITALI - Lënia e ekipit me një lojtar më pak për një orë lojë të mbetur është një nga makthet më të këqija, që mund të përjetojë një futbollist. Kështu ndodhi me letonezin Raimonds Krollis, qendërsulmues i Triestinës, në përballjen ndaj Giana Erminios.

Në minutën e 33-të të lojës, numri ‘73’ u drejtua drejt tunelit të dhomave të zhveshjes, kur trajneri i tij Pep Clotet tërhoqi vëmendjen. I pakënaqur që futbollisti i tij është nisur drejt zonës teknike, pa pritur se çfarë do të ndodhte.

Trajneri katalanas iu hodh mbi të, e kapi nga pjesa e sipërme e fanelës dhe e shkundi dhunshëm, një skenë që shpejt u bë virale.

Pasi luajtën për një orë të tërë në epërsi, mysafirët arritën golin e fitores (0-1) falë Gabriel Avincit  në minutën e 87-të, për të shtuar tre pikët që i largojnë nga zona e rënies. Tristina, nga ana e saj, mbetet në fund me vetëm 6 pikë në 14 raunde.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Nëntor 2024, 20:14

Nuk ka negociata me Hansi Flick…

SPANJE - Hansi Flick e ka rigjallëruar Barcelonën. Lojtarët e kanë kuptuar qasjen e tij në futboll dhe performojnë n&e...