9 Nëntor 2024, 08:00
Nga DOSJA

FRANCE - Roberto De Zerbi, trajneri i OM, në një konferencë për shtyp pas disfatës ndaj Auxerre (1-3) mbrëmjen e së premtes u shpreh: “Nuk jetoj për të qenë i dyti, nuk jetoj as për fitore. Dua të kem sukses, të jap diçka që shkon përtej rezultatit.
Mos më fol për vendin e dytë, të tretë apo të katërt. Unë vij këtu për të dhënë diçka, jetoj për diçka që tejkalon futbollin. Nëse unë jam problemi, jam gati të largohem. Nuk më interesojnë paratë. Ajo që kërkoj është kënaqësia e punës.
Unë me të vërtetë marr përgjegjësi. Kur them se jam përgjegjës, është sepse ndihem vërtet përgjegjës. Nuk kam ndërmend ta shkarkoj mbi të tjerët”.
“Atë që thashë për Medhin dhe Pablon, ia thashë skuadrës. Lojtarët e dinë saktësisht se unë ju them të njëjtën gjë, si atyre. Unë kam vetëm një fytyrë. Unë nuk jam një person fallco. Këta janë lojtarë që kanë guxim dhe personalitet, edhe nëse ne mund të përmirësohemi gjithmonë.
Duhet pasion, duhet të kuptosh sa me fat je si lojtar i këtij klubi. Nuk mund të jesh këtu dhe të jesh thjesht një punonjës i klubit. Për të luajtur këtu, ju duhet diçka tjetër”.
“Ne nuk duhet t'i bëjmë vetes asnjë pyetje, duhet të arrijmë në tokë si kamikazët. Po çmendem të mos kuptoj pse kemi sukses jashtë dhe jo këtu. Ndoshta jam unë. Zgjidhja nuk është ndryshimi i lojtarëve”.
B.T (Dosja.al)
Sport
9 Nëntor 2024, 07:30
SPANJE - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli dje në një konferencë për shtyp dhe analizoi momentin e tij dhe të skuadr&eu...
Sport
8 Nëntor 2024, 20:14
SPANJE - Hansi Flick e ka rigjallëruar Barcelonën. Lojtarët e kanë kuptuar qasjen e tij në futboll dhe performojnë n&e...
Sport
8 Nëntor 2024, 19:57
FRANCE - Zinédine Zidane është një legjendë e Real Madridit, si lojtar ashtu edhe si trajner. Drejtues teknik i Shtëpisë s&...
Sport
8 Nëntor 2024, 19:36
ITALI - Inter-Napoli është supersfida e fundjavës, të dielën në orën 20:45. Është thjesht kundërshtimi mes kre...
Sport
8 Nëntor 2024, 19:08
HOLANDE - Në Amsterdam, një ndeshje futbolli përfundoi në një natë të tensionuar, e karakterizuar nga përleshje d...
Sport
8 Nëntor 2024, 18:38
ITALI - Viktimë e një dëmtimi në kokë në stërvitje, Alvaro Morata do të detyrohet të humbasë ...
Sport
8 Nëntor 2024, 18:14
BELGJIKE - Fundi i fazës së grupeve të Nations League po afron. Të enjten, më 14 nëntor, Belgjika do të pres&eum...
Sport
8 Nëntor 2024, 18:00
ARABIA SAUDITE - Dyshimi është zgjidhur: Neymar nuk u grabit nga një tifoz i Al Hilal. Ishte një episod në kufi me absurdin, e ndodhur ...
Sport
8 Nëntor 2024, 17:54
HOLANDE - Futbollisti maroken, Hakim Ziyech ka komentuar në Instagram përplasjen e mbrëmshme mes tifozëve të Ajaxit dhe Maccabi Tel A...
Sport
8 Nëntor 2024, 17:38
ANGLI - Trajneri i Evertonit ka përditësuar opinionin sportiv për gjendjen fizike të Armando Brojës. Dyche ka thënë në k...