Politike

Denoncimi i Vokshit: Nxënësve të klasës së 5-të u mësohet hashashi në libra (Foto)

9 Mars 2019, 20:47 Nga DOSJA
Denoncimi i Vokshit: Nxënësve të klasës së 5-të u

TIRANË- Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka postuar foton e një libri të klasës së 5-të.

Në faqet e librit të biologjisë, Vokshi shkruan se si foto ilustruese për një gjethe është përdorur ajo e kanabisit.

Në postimin e saj, ish-deputetja ngre pyetjen se a kontrollohen tektet shkollore nga Ministria e Arsimit para se të botohen?

“Kush mban përgjegjësi për këto që ju mësojnë fëmijëve tanë??? Ky nuk është arsimi që duam për fëmijët tanë,”-shkruan Vokshi.

Vokshi gjithashtu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 16 marsit që do të zhvillohet nga PD. Protesta do të zhvillohet në orën 11.00, para Kryeministrisë, ku opozita e bashkuar tashmë pa mandate do të kërkojë largimin e Ramës, formimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje qendrore të parakohshme. 

Postimi i plotë:

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi kanabis ne librat shkollore pd albana vokshi kanabis ne librat shkollore pd

Sondazh

Poll