Politike

Debatet për buxhetin faktik 2023, Noka: Derrat e majmë zhgërryhen në 80 mijë euro në muaj! Të ardhurat për frymë në Shqipëri janë sa 34% e mesatares evropiane

Noka u bë pjesë e debateve në Kuvend ndërsa u shpreh se qeveria ka bërë propagandë duke thënë se çdo vit buxheti është më i madh.

7 Nëntor 2024, 13:04 Nga N.F
Debatet për buxhetin faktik 2023, Noka: Derrat e majmë zhgërryhen
Noka

TIRANË- Në seancën e sotme plenare është diskutuar për buxhetin faktit. Flamur Noka u bë pjesë e debateve në Kuvend ndërsa u shpreh se qeveria ka bërë propagandë duke thënë se çdo vit buxheti është më i madh. Ai u shpreh se e vërteta e buxhetit është se pensionistët marrin 8 mijë lekë. 

Ai i përshkroi ministrat si derra të dhjamosur që marrin nga 80 mijë euro në muaj. Noka theksoi se të ardhurat për frymë në Shqipëri janë sa 34% e mesatares evropiane.

“E vërteta  e buxhetit që ju po flisni ishte tek ulërima e asaj zonjës në një emision mëngjesi, ku fliste për 8 mijë lekë pension. Ju i thoni që me ato lekë do blejë ilace, të paguajë qiranë, ujë drita dhe të hajë e ushqehet. Ndërkohë këta derrat e majme zhgërryhen në 80 mijë euro në muaj dhe nuk i dalin. Ky është buxheti fakti 2023 që ju sot po cicëroni.

E keni bërë moto të propagandës që është buxheti më i madh në histori. Ku është buxheti? Ku janë rrogat dhe pensionet? Të ardhurat për frymë janë sa 34% e mesatares evropiane. Për qytetarët flas, se për këta derrat e dhjamosur këtu nuk ka Evropë dhe Amerikë që jeton si këta”, tha ndër të tjera Noka.

noka seanca planre 7 nenntor 2024

Sondazh

Poll