Politike

‘Hajde vallëzojmë, më shkatërruat fare’/ Spiropali komenton Ramën me gratë në Fier: I dha një dozë hilariteti

9 Mars 2019, 18:08 Nga DOSJA
‘Hajde vallëzojmë, më shkatërruat fare’/

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar në emisionin “Kjo Javë” komentoi videon e kryeministrit Edi Rama me gratë në Fier, ku i ftonte të gjitha në vallëzim. (Lexo këtu)

“Ishte një festë e parashikuar në Fier. Besoj ishte një organizim i Bashkisë dhe i PS, dhe kryeministri u gjend aty dhe si gjithmonë i dha një dozë hilariteti dhe festiviteti gjendjes,”– tha Spiropali.

Lidhur me meme-t e krijuara në rrjet për rastin, Spiropali u shpreh se janë pjesë e lojës por e rëndësishme është që të besosh tek ajo që ke.

“Nuk më prekin, kam gjithnjë besim te vetja. Dhe ajo që bëj është e rëndësishme e kur beson te ajo që ke, gjithçka tjetër është pjesë e lojës. Unë familjen e kam shumë të fortë dhe ata e kuptojnë që sulmet politike janë pjesë e lojës.” u shpreh Spiropali.

Spiropali ka folur edhe mbi deklaratat e Presidentit të Republikës, i cili është shprehur më parë në media se opozita duhet të bëjë një hap pas e maxhoranca dy.

Unë nuk e çkodoj dot deklaratën e Presidentit sepse nuk e kuptoj për cilat hapa e ka fjalën dhe kush duhet t’i ndërmarrë po do kishte qenë shumë mirë në rast se Presidenti do t’a kishte këshilluar znj.Kryemadhi në partinë nga ka dalë, që mos ta ndërmerrte atë hap. Se nuk është një hap para, është një hap në humnerë. Dhe kthim pas nuk ka. Pra, në Kuvend nuk kthehen dot më, tani të paktën të mbështesin kandidatët e tyre nëpër lista që duan të marrin pozicionet e tyre në Kuvend. Të vijnë të votojnë reformën zgjedhore që është e domosdoshme dhe që ne patjetër do t’a çojmë përpara dhe jemi shpresë plotë që deputetët e rinj të opozitës do ta votojnë reformën zgjedhore” tha Spiropali.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 8 mars 2019 djegia e mandateve te opozites edi rama elisa spiropali festa e grave ilir meta monika kryemadhi rama ne fier 8 mars 2019 djegia e mandateve te opozites edi rama elisa spiropali festa e grave ilir meta monika kryemadhi rama ne fier

Sondazh

Poll