Politike

"E kemi humbur respektin për presidentin", Bardhi: Mos të shitet për dy leje ndërtimi për dy vilat e djemve

Ai u shpreh se në vizitat e presidentit në qarqe ka pasur në krah përfaqësues të Partisë Socialiste.

7 Nëntor 2024, 11:31 Nga r.ll
"E kemi humbur respektin për presidentin", Bardhi: Mos të
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar mazhorancën dhe ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxhën se ka futur policinë e Shtetit brenda Kuvendit në kundërshtim me ligjin. 

Bardhi tha më tej se opozita po ashtu ka humbur respektin për presidentin e vendit, Bajram Begajn sepse sipas tij, po sillet si ushtar i kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se në vizitat e presidentit në qarqe ka pasur në krah përfaqësues të Partisë Socialiste. Kreu i grupit të PD, tha se presidenti nuk duhet të shitet për dy leje ndërtimi për të ndërtuar vila për dy djemtë e tij.

“Ju guxuat futët Policinë e Shtetit. Sollët policinë në Kuvend, dhe i thoni gjykatave që s’paskan të drejtë të hyjnë në veprimtarinë e Kuvendit. Zotëria detyroi Policinë e Shtetit që të referojë në Prokurori deputetët e opozitës. Ç’punë ka policia me deputetët e opozitës në sallën e kuvendit? Ç’punë ka? Ndërkohë gjykata s’paska punë çfarë bëni ju?

Presidenti nuk gëzon asnjë respekt nga opozita për sa kohë sillet si ushtar i Ramës. Kam pasur respekt edhe për ministrin e Jashtëm. Ambasadoret të mos bëjnë fushatë për Partinë Socialiste, sepse e kanë të ndaluar me ligj. Së parë të ndalë përfshirjen e ambasadorëve në fushatë. Presidenti kur shkon në vizita qark më qarqe s’duhet të këtë në kah. Kur shkon për vizita në qarqe ka në krah përfaqësues të PS-së. Presidenti të mos shitet për dy leje ndërtimi për të ndërtuar vila për dy djemtë e tij. Edi Rama ja jep, por opozita ja nxjerr nga hundët. Ky është paralajmërimi im për Begajn.”, tha Bardhi.

gazment bardhi bajram begaj

Sondazh

Poll