Sport

Milan, mbyll vitin 2019 me turp, Atalanta i jep “shuplakë” kuqezinjëve (VIDEO)

22 Dhjetor 2019, 13:45 Nga DOSJA
Milan, mbyll vitin 2019 me turp, Atalanta i jep “shuplakë”

ITALI– Mbyllje më katastrofike për Milanin nuk mund të gjesh në historikun e kuqezinjëve, në Bergamo Atalanta bëri detyrën duke mposhtur me shifrat 5-0 skuadrën e Piolit. Bergameskët do e gjenin rrugën e rrjetës shumë shpejt, vendasit shënojnë që në minutën e 10 të takimit me anë të Gomez.

Pjesa e dytë do të rezervonte më pas 4 gola të tjerë, teksa Pasaliç dyfishon shifrat në minutën e 61.

Vetëm dy minuta më vonë do të ishte Iliçiç që do të shkruante emrin e tij në listën e golashënuesëve, madje do e bënte një gjë të tillë dy herë, ku ka realizuar një gol fantastik nga distanca.

Për të mbyllur gjithçka mendoi Luis Muriel që pas gafës së Donarumas që hezitoi në daljen e tij, me sulmuesin që nuk e pati të vështirë t’i dërgonte shifrat në 5-0. Mbrojtësi i Kombëtares Berat Gjimshiti luajti për 90 minuta, duke eklipsuar në një farë mënyre çdo sulm të kuqezinjëve.

 

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport atalanta berat gjimshiti kuqezinjtë atalanta berat gjimshiti kuqezinjtë

Sondazh

Poll