Politike

‘Quhem Lefter Brisku, s’kam lënë vaki pa vajtur’, deputeti i ri i PD: Jam rast i veçantë, i di Zoti ca gjëra, u tortu

9 Mars 2019, 16:18 Nga DOSJA
‘Quhem Lefter Brisku, s’kam lënë vaki pa vajtur’,

TIRANË- Episodet gazmore me kandidatët e rinj në listat e opozitës që pritet të hyjnë në parlament duket se nuk kanë të sosur. i tillë është edhe rasti i deputetit Lefter Brisku.

Po po, ‘Brisku’. Deputeti i cili hyn të hënën si deputet i PD në Parlament, ka dy mbiemra, Lefter Brisku dhe Lefter Maliqi.

Rrëfimin e ka bërë vetë tek “Politika Online” në Gazeta Shqiptare, ku rrëfen se sa i lidhur është me zonën elektorale, por edhe ndikimin që ka patur Zoti në zgjedhjen e tij si deputet.

“Morali im është mirënjohja. Ndryshoi puna këtë herë. Më tha Rama: Çu ke bërë njerëzve, që se bën dot Shalsi? Privilegje janë edhe detyrat e administratës, por deputet është çik vlerësim më i madh. 60-70% e tyre thonë Lefter Maliqi. Që kur kam nisur karrierën nuk lë halle pa zgjidhur. U vete në ngushëllim, vizitë, nëpër spitalet e Tiranës. Kam patur mbiemër tjetër, quhesha Lefter Brisku, jam i njëjti person. Për shkak të divorcit të nënës kam dy mbiemra. Sa të hyj në parlament do të mbaj fjalën. Luli 4 herë më gënjeu. Një herë më bëri deputet, më bëri ai më bëri Zoti, s’e di. Teserën e PD nuk e kam dorëzuar. Unë jam në listë, të tjerët s’janë si unë, se unë jam rast i veçantë. I bën zoti disa gjëra. Mblodha 4 mijë vetë, u torturova në çadër. Për ça? Për interesat e kunatit?”-thotë Lefter Maliqi.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputetet e rinj te parlamentit djegia e mandateve te opozites lefter maliqi deputetet e rinj te parlamentit djegia e mandateve te opozites lefter maliqi

Sondazh

Poll