Basha viziton banorët e Thumanës, ndan video-mesazhin: Përballja e tmerrshme pas tërmetit në këtë fshat, nga zgjidhja e k
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka vizituar sot banorët e Thumanës, të cilëve iu dëmtuan dhe shkatërruan banesat nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.
Përmes një videomesazhi lideri i demokratëve shprehet se gjendja në këtë fshat është e rëndë, ndërsa theksoi se banorët e prekur nga tërmeti po përballen me pasoja të tmerrshme; sëmundjen e fëmijëve dhe të të moshuarve.
Basha foli edhe për një megaferë korruptive që po bëhet sipas tij mbi rrënojave që la pas ky tërmet. Ai tha se qëllimi i kësaj qeverie është vjedhja dhe korrupsioni.
MESAZHI I PLOTE I KRYETARIT BASHA:
Të dashur miq, jam rrugës për kthim në Tiranë nga Thumana, ku për dy orë vizitova shumë familje të cilat janë në gjendje të mjerueshme. Pas një zallamahie propagande ata janë krejtësisht të harruar, të braktisur.
Ndërkohë që ftohja e motit dhe shirat i kanë nxjerrë jashtë përdorimit çadrat prej plastmasi apo çadrat verore me të cilat janë pajisur një pjesë prej tyre.
Dëshpërimi mbretëron kudo, varfëria është thelluar dhe tashmë ka nisur një pasojë tjetër e tmerrshme e kësaj krize humanitare. Ka shumë fëmijë të sëmurë, ka shumë të moshuar në nevojë për kujdes mjekësor për të cilët kanë nevojë por të cilët e kanë plotësishtë të pamundur të marrin çdo shërbim aty ku janë apo të zhvendosen drejt spitaleve të Krujës, Tiranës apo të Laçit.
Kjo është gjendja e harresës totale, e braktisjes totale të shtetit prej kartoni, e shtetit të babëzisë dhe korrupsionit që është rrëzuar kohë para se tërmeti të rrëzonte shtëpitë e banorëve të Thumanës, Durrësit, Kurbinit dhe zonave të tjera të goditura rëndë.
Jemi në një krizë humanitare, me përmasa të plota, e cila vetëm sa do të thellohet.
Sepse shteti nuk po vepron. Qeveria dhe kryeministri e kanë mendjen tek parada mediatike, propaganda dhe po bëjnë gati të ngrenë mbi rrënojat e tërmetit një tjetër megaaferë korruptive, vjedhje, zhvatje dhe grabitje.
Vendi është në një krizë të thellë humanitare, ekonomike, sociale, politike dhe kushtetuese.
Ruga për ta zgjidhur këtë krizë duhet të nisë me përpjekjet e të gjithë shqiptarëve pa dallime partiake, për të patur një qeveri të përgjegjshme. Një qeveri e cila ndihmon në kapërcimin e pasojave të tërmetit dhe bën gati të gjitha masat dhe të gjitha instrumentet për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të goditur kaq rëndë dhe për të ndalur rrokullisjen e ekonomisë kombëtare, në një greminë edhe më të thellë.
Nga zgjidhja e krizës politike, kalon edhe zgjidhja e krizës ekonomike, kalon edhe shpëtimi i dhjetëra mijëra familjeve të cilat ndodhen si asnjëherë në mëshirën e fatit.
Kjo është sot emergjenca e vërtetë kombëtare e vendit.
Ju përshëndes edhe një herë në kthim nga Thumana.
Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Ndërkohë Rama premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qiraja do të paguhet nga shteti.
(a.m/dosja,al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
Rama: Në zgjedhjet e 2021 do të kemi komisionerë të depolitizuar, e votojmë edhe pa PD (VD)
Tiranë- Pas mbledhjes së Kryesisë, kryeministri Edi Rama deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme të 2021 do të kemi komisionerë të depolitizuar, dhe kjo do të votoh...
Denoncimi i PD: Qeveria jo vetëm nuk i ndihmon të prekurit për dëmet nga tërmeti, por i gjobit kur i riparojnë (VD)
DURRËS– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Luan Baçi, takoi sot disa banorë në fshatin Shetaj të Ishmit, të cilët denoncojnë jo vetëm braktisjen ng...
Rama pas mbledhjes së Kryesisë: Brenda 2020 të gjitha shërbimet online! PD do ishte mirë të ishte në Parlament (VD)
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë Socialiste tha se brenda 2020 të gjitha shërbimet do të ofrohen online.Rama u shpreh...
Rama: Unë dua një amnisti totale për gratë e burgosura, por jam në minorancë, debat i madh për ato që vrarë burrat (VD)
Tiranë- Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ai do një amistri totale për gratë që vuajnë dënimin në burgjet e vendit.“Në m...
Rama flet pas mbledhjes: Drejtimi i organizatave të PS-së i është besuar një gruaje dhe një burri, në Shkodër kemi një
Tiranë- Flet kryeministri Rama pas mbledhjes së Kryesisë. Ai ka deklaruar se për bashkitë, ku ka probleme në zgjedhjet e kryetarëve, ende nuk ka asnjë komunikim...
VD/ Rama mbledh ministrat në Durrës, kritika të gjithëve: S’kanë arritur të komunikojnë me qytetarët. Diskutuam për 7
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur të gjithë ministrat në Durrës, ku ka bërë analizën e qeverisë në vitin që 6 mujorin e dytë të vitit. Burime për D...
Rama tregon diskutimet në mbledhjen e qeverisë: Folëm për 7 prioritetet e qeverisjes, vijon puna për KÇK-në dhe strehimin
DURRËS- Edi Rama pas 8 orësh mbledhje me të gjitha ministrat, ku janë bërë bilancet e 6 mujorit të fundit ka dhënë një deklaratë për mediat.Në deklaratën e...
Rama zbulon vendimin që është marrë sot: Brenda 2020 hiqen sportelet, dokumentet merren online (VD)
DURRËS- Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së kabinetit qeveritar ka dhënë një deklaratë për mediat. Në deklaratën e tij, Rama tha se brenda vitit 2020 do...
Shpërblimet e festave për pensionistët, flet Rama: S’e kam ende të qartë, do komunikojmë në vijim (VD)
DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat lidhur me shpërblimin e pensioneve për festat e vitit të ri. Në fjalën e tij, Rama tha se e...