Politike

Shpërblimet e festave për pensionistët, flet Rama: S’e kam ende të qartë, do komunikojmë në vijim (VD)

23 Dhjetor 2019, 17:29 Nga DOSJA
Shpërblimet e festave për pensionistët, flet Rama: S’e kam

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat lidhur me shpërblimin e pensioneve për festat e vitit të ri. Në fjalën e tij, Rama tha se ende nuk ka një ide të qartë lidhur me shpërblimin, duke premtuar se shumë shpejtë do të komunikojë vendimin e tij.

“Nesër kemi mbledhjen e qeverisë dhe do flasim për këtë. Ideja ka qenë dhe do mbetet që të mos cënojnë prioritetet, por do jemi të kujdesshëm që të shikojmë nëse do e përballojmë vetë rindërtimin. Për këtë gjë do komunikojmë në vijim dhe është një pyetje më vend dhe është një shqetësim që nuk e kam ende shumë të qartë“, tha Rama. 

Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin qeveritar në Golem. Rama dhe minsitrat kanë bërë një bilanc të punës së si vitit 2019. Kreu i qeverisë ka bërë kritika të gjithë ministrave dhe u ka kërkuar më shumë rezultat. Po ashtu Kryeministri u ka kërkuar të gjithë ministrave që të jenë më aktiv në terren për të përballuar tërmetin e 26 nëntorit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama mbledh ministrat ne golem shperblimi per pensionistet edi rama rama mbledh ministrat ne golem shperblimi per pensionistet

Sondazh

Poll