Politike

Rama pas mbledhjes së Kryesisë: Brenda 2020 të gjitha shërbimet online! PD do ishte mirë të ishte në Parlament (VD)

24 Dhjetor 2019, 09:55 Nga DOSJA
Rama pas mbledhjes së Kryesisë: Brenda 2020 të gjitha

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë Socialiste tha se brenda 2020 të gjitha shërbimet do të ofrohen online.Rama u shpreh para gazetarëve se Partia Demokratike do ishte të mirë që të ishte në Parlament, duke shtuar se PS është e gatshme të ulet në tryezë me opozitën dhe të mbajnë shënim idetë pozitive.

“Në janar qytetaret do të fillojnë të ndiejnë lehtësimin e madh për shërbimet që do t’u duhet të marrin. Brenda 2020 shërbimet do të jenë shërbime online. Shteti do të marrë përsipër të plotësojë çdo sportel për dosjet e qytetarëve. Hapja e kampusit universitar, gjithashtu do ta transformojë në një pamje të pakrahasueshme. Dhe zonat e prekura do të fillojnë të marrin frymë. Nuk kemi ndonjë vakum në këtë aspekt. Do ishte mirë që PD të ishte në Parlament, por nuk e ka cënuar në pikën e mirëfunksionimit.Ne jemi të gatshëm të ulemi në tryezë, të mbajmë shënime kur ka ide pozitive.Drafti me rekomandimet e OSBE, kërkesa e opozitës? Të gjitha idetë respsektive janë legjitime, dhe proces i modernizimit të përgjithshëm të vendit. Ne duhet të bëjmë implementimin e rekomandimeve. Në zgjedhjet e ardhshme do të kemi komisione të depolitizuara. Votat si proces do t’u besohen njerëzve”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot kryesinë e PS-së. Më 29 shkurt do të zhvillohet Kongresi i Partisë Socialiste. Rama ka deklaruar se ende nuk ka një komunikim me presidentin Meta për bashkitë në vend që janë pa kryetar. Ai theksoi se Shkodra është në situatën më të rëndë, pasi aty ka një kryetare që s’është kryetare. Rama përsëriti dhe njëherë që është i gatshëm të ulet në tryezë me opozitën.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama mbledh kryesinë edi rama edi rama mbledh kryesinë

Sondazh

Poll