Politike

Rama: Unë dua një amnisti totale për gratë e burgosura, por jam në minorancë, debat i madh për ato që vrarë burrat (VD)

24 Dhjetor 2019, 09:51 Nga DOSJA
Rama: Unë dua një amnisti totale për gratë e burgosura, por

Tiranë- Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ai do një amistri totale për gratë që vuajnë dënimin në burgjet e vendit.

“Në mbledhjen e qeverisë kemi këtë vendim për të marrë, përfitueset kryesore do të jenë gratë, por unë jam në minorancë.  Unë doja një amnistri totale për gratë. Tani është një debat i madh për gratë që kanë vrarë burrat. Ky është një debat i madh, kemi pasur një debat të madh. Nuk është se nuk e mbështesin në kuptimin qëgratë s;duan gratë, por vrasja e burrave është e rëndë dhe kanë të drejtë nga pikëpamja ligjore. Amnistria do të jetë konsiderueshme për gratë. Do të përfitojnë shumë shumë gra.”, u shpreh ai. 

Edi Rama mbledh kryesinë e PS-së. Më 29 shkurt do të zhvillohet kongresi i Partisë Socialiste. Rama ka deklaruar se ende nuk ka një komunikim me presidentin Meta për bashkitë në vend që janë pa kryetar. Ai theksoi se Shkodra është në situatën më të rëndë, pasi aty ka një kryetare që s’është kryetare.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama më 29 shkurt kongresi i partisë socialiste rama mbledh kryesinë edi rama më 29 shkurt kongresi i partisë socialiste rama mbledh kryesinë

Sondazh

Poll