Politike

24 Dhjetor 2019, 08:16 Nga DOSJA

TIRANE- Mëngjesin e sotëm u mblodh kryesia e Partisë Socialiste, ku u vendos që më 29 shkurt të zhvillohet Kongresi i kësaj partie. Rama, bashkë me anëtarët e kryesisë kanë diskutuar edhe për zgjedhjet brenda partisë, të cilat janë shtyrë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, pas tërmetit të 26 nëntorit. Burimet bëjnë me dije se në mbledhje janë propozuar për kryetarët e degëve, dy emra për çdo qark.

Pas mbledhjes kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për bashkitë, ku ka probleme në zgjedhjet e kryetarëve, ende nuk ka asnjë komunikim me presidentin Ilir Meta për këtë çështje. Ai ka theksuar se situata më e rëndë është në Shkodër, pasi sipas tij aty ka një  kryetare që s’është kryetare. Ramës tha se vendi nuk ka vakum pasi Kuvendi funksionin, procesi legjislativ ecën, reformat po shkojnë përpara.

Kryeministri nënvizoi se në zgjedhjet e qershorit të 2021 do të ketë komisionerë të depolitizuar sipas rekomandimeve të OSBE-së.

Kreu i qeverisë u shpreh para gazetarëve se Partia Demokratike do ishte të mirë që të ishte në Parlament, duke shtuar se shtuar se PS është e gatshme të ulet në tryezë me opozitën dhe të mbajnë shënim idetë pozitive.

Sa i përket amistisë për gratë, ai theksoi se do që të ketë amisti totale për gratë e burgosua, por tha se ka hasur shumë debate, për ato që kanë vrarë burrat.

 

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin qeveritar në Golem.  Rama dhe ministrat bënë një bilanc të punës së si vitit 2019. Kreu i qeverisë u bëri kritika të gjithë ministrave dhe u ka kërkoi më shumë rezultat në punë e tyre. Rama iu dha urdhër ministrave që të jenë më aktiv në terren për të përballuar tërmetin e 26 nëntorit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama mbledh kryesinë më 29 shkurt kongresi i partisë socialiste edi rama edi rama mbledh kryesinë më 29 shkurt kongresi i partisë socialiste

Sondazh

Poll