Politike

Rama tregon diskutimet në mbledhjen e qeverisë: Folëm për 7 prioritetet e qeverisjes, vijon puna për KÇK-në dhe strehimin

23 Dhjetor 2019, 17:42 Nga DOSJA
Rama tregon diskutimet në mbledhjen e qeverisë: Folëm për 7

DURRËS- Edi Rama pas 8 orësh mbledhje me të gjitha ministrat, ku janë bërë bilancet e 6 mujorit të fundit ka dhënë një deklaratë për mediat.

Në deklaratën e tij, kreu i qeverisë është shprehur janë diskutuar për 7 prioritetet e qeverisë, ku mes tyre kanë qenë strehimi i të prekurve nga tërmeti dhe nxjerrja e akteve nomrative për ligjin kudnër KÇK-së.

Objektivi është që brenda pranverës të jetë e nisur dhe brenda 6 mujorit të parë një pjesë e madhe e atyre që janë sot në banesa individuale të jenë sistemuar në një shtëpi të re. Për ata që do të hyjnë në lagjet e reja do të vijojnë të qëndrojnë me qira, kemi diskutuar ato që ju i keni parë, si 7 prioritetet e qeverisjes. Në fillim të janarit do të kalojmë aktin që u pengua për shkak të gjendjes së emergjencës kundër krimit të organizuar dhe KÇK dhe njëkohësisht do të vijojmë punën për Paktin për Universitetin. Te Akademia e Arteve do të rindërtojmë nga e para pjesën e ndërtuar pas periudhës italiane. Energjinë dhe infrastrukturën kemi nisur procedurën për aeroportin e Vlorës. Shumë shpejt do nisë dhe procedura për rrugën e re, Thumanë-Kashar-Rrogozhinë. Po punohet dhe besoj se shpejt do të shpallet edhe për tunelin e Llogarasë dhe pastaj një sërë veprash të tjera, Shëngjin-Velipojë dhe të tjera”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Ramës.

Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin qeveritar në Golem. Rama dhe minsitrat kanë bërë një bilanc të punës së si vitit 2019. Kreu i qeverisë ka bërë kritika të gjithë ministrave dhe u ka kërkuar më shumë rezultat. Po ashtu Kryeministri u ka kërkuar të gjithë ministrave që të jenë më aktiv në terren për të përballuar tërmetin e 26 nëntorit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ligji special për grupimin e kçk rama mbledh ministrat ne golem strehimi i te prekurve nga termeti edi rama ligji special për grupimin e kçk rama mbledh ministrat ne golem strehimi i te prekurve nga termeti

Sondazh

Poll