Politike

Denoncimi i PD:  Qeveria jo vetëm nuk i ndihmon të prekurit për dëmet nga tërmeti, por i gjobit kur i riparojnë (VD)

24 Dhjetor 2019, 09:57 Nga DOSJA
Denoncimi i PD:  Qeveria jo vetëm nuk i ndihmon të prekurit

DURRËS– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Luan Baçi, takoi sot disa banorë në fshatin Shetaj të Ishmit, të cilët denoncojnë jo vetëm braktisjen nga shteti, por edhe aktet arbitrare me gjobitje për rindërtimin e shtëpive.

Ismet Shetaj denoncoi inspektorin e INUK-ut të Durrësit, Ardit Halili, i cili e gjobiti me 5 milionë lekë pas punimeve për rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti. “Shtëpinë po e rregulloj me të ardhurat e mia. Askush s’më ka ndihmuar. Po punoj me fjalën e Edi Ramës se kush ka lek ta bdërtojë vetë shtëpinë. Tani po na vë gjoba.”- u shpreh i revoltuar banori i Ishmit.

Një tjetër dëshmi nxjerr në pah kaosin e autoriteteve për vlerësimin e banesave, duke mos u dhënë siguri njerëzve.

Zejdi Kaculi nga fshati Ishëm i tha ish deputetit Luan Baçi se shtëpia e tij ishte vlerësuar 3 herë që pas 21 shtatorit. “Në tërmetin e parë inxhinierët thanë se është i pabanueshëm. Në tërmetin e dytë thanë është e pabanueshme. Kur erdhën një grup tjetër na thanë: Kjo është vetëm për çati. U thashë “banoni ju këtu se e rregulloj unë çatinë. Kjo nuk është e banueshme. Këtu jetojnë njerëz, jo gjëja e gjallë.”- u shpreh ai i revoltuar.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Ndërkohë Rama premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qeraja do të paguhet nga shteti.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luan baci situata pas termetit luan baci situata pas termetit

Sondazh

Poll