Politike

Berisha: 57 miliardë eurot e buxheteve 2014-2024 u përdorën për shumëfishimin e rrogave të hajdutëve të qeverisë dhe jo për popullin

Berisha gjithashtu u shpreh se deputeti, ministri dhe kryeministri marrin më shumë se 10 rroga mesatare në Shqipëri, ndërsa në SHBA presidenti merr maksimumi 5 rroga mesatare. 

5 Nëntor 2024, 19:55 Nga E. D
Berisha: 57 miliardë eurot e buxheteve 2014-2024 u përdorën
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme u shpreh se 57 miliardë eurot e buxheteve 2014-2024 u përdorën për shumëfishimin e rrogave të hajdutëve të qeverisë dhe jo për popullin. Berisha gjithashtu u shpreh se deputeti, ministri dhe kryeministri marrin më shumë se 10 rroga mesatare në Shqipëri, ndërsa në SHBA presidenti merr maksimumi 5 rroga mesatare. 

"Por çfarë ndodhi me rrogat minimale. Dhe rrogat minimale, përveç as inflacionin nuk e përballojnë. Por pat diçka që u rrit shumë, dhe këto u rritën, rrogat e ministrave, rrogat e deputetëve, rrogat e mercenarëve të Skapit, rrogat e narkodrejtorëve. A e dini ju miqtë e mi, se në të gjithë hapësirën europiane, absolutisht në të gjithë hapësirën europiane, diferenca midis rrogës minimale dhe rrogës maksimale, më e madhja në distancë është në Shqipëri.

A e dini ju të dashur qytetarë se deputeti, se ministri, se kryeministri, se mercenarët dhe zuzarët e Skapit, marrin më shumë se 10 rroga mesatare, 6-7, 10 rroga mesatare. Kjo nuk ndodh kund në botë. Presidenti i SHBA-së merr maksimumi 5 rroga mesatare, por dhe më pak. Pra këto 57 miliardë euro, në vend që të rrisnin rrogën minimale në 500 euro, në vend që të mos kishte pension ndën 300 euro, në vend që të kishte minimun jetik 200 euro, në vend që të kishte rrogë mesatave 1200 euro, u përdorën për shumëfishimin e rrogave të hajdutëve të qeverisë.
Çfarë u bë me të tjera? Me të tjera, u vodhën dhe vetëm u vodhën," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll