Politike

Begaj dekreton emërimin e Donika Hoxhës si ambasadore e Shqipërisë në Kroaci dhe Bosnjë

Donika Hoxha do të shërbejë gjithashtu si ambasadore e Shqipërisë edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezident.

5 Nëntor 2024, 17:19 Nga ZH.LL
Begaj dekreton emërimin e Donika Hoxhës si ambasadore e
Donika Hoxha

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Donika Hoxhës, si ambasadore në Kroaci. Donika Hoxha do të shërbejë gjithashtu si ambasadore e Shqipërisë edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezident.

Në dekret thuhet se, “Presidenti Begaj dekreton emërimin në detyrë të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezident”.

Më parë, Donika Hoxha ka shërbyer si ambasadore e Shqipërisë në Bullgari ku është nderuar edhe me Urdhrin e Kalorësit Madara të rangut 1 nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë.

 

Begaj dekreton emërimin e Donika Hoxhës si ambasadore e

bajram begaj donika hoxha ambasadore

Sondazh

Poll