Politike

Berisha: Sot dita e 38 martirëve të Lum Shqiptarë

Berisha në postim ka shkruar pak nga historia e tyre që nga koha e diktaturës ku dhe shprehu nderimin për jetën e tyre.

5 Nëntor 2024, 18:08 Nga DOSJA
Berisha: Sot dita e 38 martirëve të Lum Shqiptarë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka postuar në Facebook një postim për ditën e 38 martirëve të Lum Shqiptarë. Berisha në postim ka shkruar pak nga historia e tyre që nga koha e diktaturës ku dhe shprehu nderimin për jetën e tyre. Berisha shkruan se midis këtyre martirëve të Lum janë: dy ipeshkvij, 21 meshtarë dioqezanë, 7 meshtarë françeskanë, 3 jezuitë, një seminarist dhe katër laikë (ndër ta edhe probandja Marie Tuci, e vetmja femër në grup).

"Të dashur miq, sot Kisha dhe besimtarët Katolik dhe kombi shqiptar, por dhe Kisha Universale Katolike në mbarë botën nderojnë jetën, martirizimin për së gjalli, sakrificën sublime për vlerat më të larta hyjnore për Krishtin Mbret të Imzot Vinçenc Prenushit dhe 37 martirëve të tjerë që u persekutuan, torturuan dhe ekzekutuan nga diktatura komuniste fill pas vendosjes të saj në Shqipëri. Midis këtyre martirëve të Lum janë: dy ipeshkvij, 21 meshtarë dioqezanë, 7 meshtarë françeskanë, 3 jezuitë, një seminarist dhe katër laikë (ndër ta edhe probandja Marie Tuci, e vetmja femër në grup).

Këta martirë të Kishës katolike pas rënies së diktaturës komuniste dhe pas një pune studimore, hetimore dhe vlerësuese shterruese të Kishës Katolike, u shpallën më 5 nëntor të vitit 2016, të Lum në Shkodër me një Meshë solemne kremtuar në Kishën Katedrale të Shën Shtjefnit, të udhëhequr nga i dërguari i Selisë së Shenjtë, kardinali Angelo Amato dhe me datën 26 prill 2016 Papa Françesku nënshkroi Dekretin zyrtar, që u njihte martirizimin atyre. Nderim për jetë të jetëve 38 martirëve të Lum të Kishës Katolike dhe kombit shqiptar," shkruan Berisha. 

Berisha: Sot dita e 38 martirëve të Lum Shqiptarë

Sondazh

Poll