Politike

Berisha: 90 përqind e mediave në Shqipëri i thurin lavde narkodiktatorit dhe censurojnë rrënimin dhe braktisjen e Shqipërisë

Berisha tha gjithashtu se këto media censurojnë gjendjen dramatike të shqiptarëve në spitale.

5 Nëntor 2024, 19:28 Nga E. D
Berisha: 90 përqind e mediave në Shqipëri i thurin lavde
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme u shpreh se 90 përqind e mediave në Shqipëri i thurin lavde narkodiktatorit dhe censurojnë rrënimin dhe braktisjen e Shqipërisë. Berisha tha gjithashtu se këto media censurojnë gjendjen dramatike të shqiptarëve në spitale. Më tej ai tha se mediat e kontrolluara nga qeveria që 90% të emisioneve informative, programeve të tjera ia kushtojnë dizinformimit të shqiptarëve, në mbrojtje të qeverisë së krimit, tejkalojnë disa aspekte edhe mediat e diktaturave të tjera, përveç Koresë së veriut

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen me të pakufishme për guximtare dhe guximtarëve, qëndrestareve dhe qëndrestarëve të kauzës së drejtë. Të rinj të reja, burra, gra të pamposhtur, që mbroni lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve, mbroni interesin kombëtar të çdo shqiptari. Të dashur miq! Shqipëria nën diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes së qytetarëve shqiptarë është Shqipëria e censurës monstruoze, e vellos së zezë të censurës monstruoze, që mediat e kontrolluara nga Edi Rama kanë vendosur mbi shqiptarët.

Sot këto media shndërruar në altoparlamente të diktaturës, në 90% të të gjitha lajmeve, në 90% të të gjitha programeve, i thurin lavde narkodiktatorit, i thurin lavde diktaturës, censurojnë në amoralitet të plotë vjedhjen e tmerrshme që ju shqiptarëve, qeveritarët e sotëm. Censurojnë gjendjen dramatike të shqiptarëve në spitale. Censurojnë rrënimin katastrofal të cilësisë së mësimit. Ndërkohë që japin orë të tëra dhe ritransmetojnë e takimet Edi Ramës me administratën e tij jashtë shtetit, dhe disa emigrantë.

Ata censurojnë boshatisjen e Shqipërisë. Censurojnë dëbimin e shqiptarëve nga varfëria, mjerimi, pasiguria dhe mungesa e drejtësisë. Mediat e kontrolluara nga qeveria që 90% të emisioneve informative, programeve të tjera ia kushtojnë dizinformimit të shqiptarëve, në mbrojtje të qeverisë së krimit, tejkalojnë disa aspekte edhe mediat e diktaturave të tjera, përveç Koresë së veriut," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll