Politike

"Projektbuxheti i 2025 nuk adreson skemën finale të pensionit," Malaj: Kur të kemi formulën finale, do të ulemi të rishikojmë buxhetin

Gjatë fjalës së tij Malaj u shpreh se vetëm pasi të jetë gati skema e re mund të ulen në diskutime për të shtuar financimin. Sipas tij skema e re e pensioneve e cila po diskutohet mes disa institucioneve, nuk është financuar në buxhetin e vitit 2025, për shkak sepse nuk ka një formulë përfundimtare.

5 Nëntor 2024, 14:25 Nga N.F
"Projektbuxheti i 2025 nuk adreson skemën finale të
petrit malaj

TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj ka marrë pjesë ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë prodhuresë, Tregtinë dhe Mjedisin. Gjatë fjalës së tij Malaj u shpreh se vetëm pasi të jetë gati skema e re mund të ulen në diskutime për të shtuar financimin. Sipas tij skema e re e pensioneve e cila po diskutohet mes disa institucioneve, nuk është financuar në buxhetin e vitit 2025, për shkak sepse nuk ka një formulë përfundimtare.

“Projektbuxheti i 2025 nuk adreson skemën finale të pensionit, apo bonuset që planifikohet të jepen, pasi jemi në proces. Kur të kemi formulën finale, ne mund të ulemi të rishikojmë buxhetin e shtetit”, tha ministri Malaj.

Sipas tij për vitin që vjen janë planifikuar vetëm 16 mln euro për indeksimin e pensioneve dhe 37 mln euro për bonusin e fundvitit, ku vetëm bonusi ka rritje të lehtë me 1 mln euro, kjo rritje tha ministri është bërë pasi do rritet vlera e bonusit.

“Për vitin 2025 kemi 3.7 mld lekë për bonusin e fundvitit, presim të ketë rritje të bonusit të fundvitit”, tha Malaj.

Në total në vitin 2025 për indeksimin dhe bonusin do të harxhohen për 53 milionë euro, më pak se 2024 kur u dhanë 78 milionë euro për indeksimin dhe bonusin.

petrit malaj pensionet

Sondazh

Poll