Politike

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme/ Ministri Malaj: Nuk do të bëhet këtë vit! Do realizohet paralelisht me çmimet e reja të referencës

Malaj gjatë fjalës së tij tha ndër të tjera se rivlerësimi i pasurive do të bëhet paralelisht me çmimet e reja të referencave. Ai u shpreh se nga procesi i rivlerësimit të përfitojnë të gjithë qytetarët shqiptare, jo vetëm ata që duan të kryejnë disa shitje brenda 2024.

5 Nëntor 2024, 14:46 Nga N.F
Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme/ Ministri Malaj: Nuk do të
Malaj

TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj ka marrë pjesë ditëne  sotme në Komisionin e Veprimtarisë prodhuresë, Tregtinë dhe Mjedisin. Mësohet se rivlerësimi i pasurive të paluajtshme i cili ishte parashikuar që të bëhej këtë vit do të zgjasë deri vitin e ardhshëm. 

Malaj gjatë fjalës së tij tha ndër të tjera se rivlerësimi i pasurive do të bëhet paralelisht me çmimet e reja të referencave. Ai u shpreh se nga procesi i rivlerësimit të përfitojnë të gjithë qytetarët shqiptare, jo vetëm ata që duan të kryejnë disa shitje brenda 2024.

“Pjesa e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme do të bëhet paralelisht me çmimet e reja të referencës që po vlerësohen në të gjithë territorin e Shqipërisë, në mënyrë që nga procesi i rivlerësimit të përfitojnë të gjithë qytetarët shqiptare, jo vetëm ata që duan të kryejnë disa shitje brenda 2024, pra është një proces që do të zgjasë edhe vitin e ardhshëm derisa të përcaktojmë çmimet e referencës”, tha Malaj në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

malaj

Sondazh

Poll