Politike

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike për diasporën për PD-në! Tomorr Alizoti merr vendin e Salianjit në Elbasan

Gjithashtu me firmën e kreut të PD-së, Sali Berisha, drejtues në degën në Kavajë dhe Rrogozhinë është caktuar Fisnik Qose.

5 Nëntor 2024, 16:19 Nga M.B
Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike për diasporën për
Jozefina Topalli

TIRANA- Partia Demokratike ka caktuar si drejtuese politike për diasporën për zgjedhjet e vitit 2025 Jozefina Topallin. Ndërkohë, pas burgosjes së ish-deputetit demokrat, Evin Salianji, PD ka vendosur që drejtues politik qarku në Elbasan të vendosë deputetin Tomor Alizoti.

Gjithashtu me firmën e kreut të PD-së, Sali Berisha, drejtues në degën në Kavajë dhe Rrogozhinë është caktuar Fisnik Qose, kryebashkiaku i Kavajës.

NJOFTIMI:

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në bazë të Statutit të partisë vendosi drejtuesit politikë për Diasporën, Qarkun e Elbasanit dhe Tiranes (degët Kavajë e Rrogozhinë).

Drejtimin u eshte besuar Ish-Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, deputetit Tomorr Alizoti dhe Kryetarit të Bashkisë Kavajë Fisnik Qosja.

Ky vendim bazohet në Statutin e Partisë Neni 46, pika 2 për intensifikimin e aksionit politik dhe përgatitjen e strukturave për garën elektorale të vitit 2025.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike për diasporën për

Më 26 shtator Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burgim për ish-deputetin demokrat njëherësh dhe ish-drejtuesin politik të qarkut të Elbasanit, Ervin Salianji, për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge. Në atë kohë, Berisha tha se pavarësisht se Salianji është burgosur, ai do të ishte drejtues nderi për qarkun e Elbasanit.

partia demokratike jozefina topalli

Sondazh

Poll