Politike

Komisioni i Sigurisë, ministri Hoxha: Për kompensimin ushqimor për Policinë e Shtetit është parashikuar buxhet 10 milionë euro

Hoxha deklaroi se për orët shtesë të punës janë parashikuar 5.8 mln euro, ndërsa shtoi se pjesë e këtij buxheri janë të përfshira edhe dietat e udhëtimet.

5 Nëntor 2024, 14:35 Nga r.ll
Komisioni i Sigurisë, ministri Hoxha: Për kompensimin ushqimor
ervin hoxha

TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit për Sigurinë Kombëtare ka raportuar ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ku deklaroi se për kompensimin ushqimor për Policinë e Shtetit është parashikuar buxhet 10 milionë euro.

Hoxha deklaroi se për orët shtesë të punës janë parashikuar 5.8 mln euro, ndërsa shtoi se pjesë e këtij buxheri janë të përfshira edhe dietat e udhëtimet.

“Në lidhje me kompesimin ushqimor e gjitha është parashikuar në buxhet dhe e gjitha është 10 mn euro që janë parashikuar për kompensimin ushqimor. Sa i përket orëve të punës edhe këtu janë parashikuar 5.8 mln euro për të përballuar shpenzimet sa i përket orëve të punës, dieta dhe udhëtime këto janë të gjitha pjesë e shpenzimeve dhe mallrave që mbulohen po nga ky buxhet. Sa i përket planifikimit dhe investimeve të huaja mbetet në fokusin tonë prioritar, objekti dhe misioni i rëndësishëm, smart city me 13 mln euro”, tha ministri.

ervin hoxha komisioni i sigurisë kombëtare

Sondazh

Poll